Australia i ka dhënë miratimin kompanisë së vaksinave ‘PaxVax’ për të spërkatur nga ajri popullsinë me baktere të modifikuara të “kolerës” së gjallë!
Australia ka miratuar kërkesën e ‘Big Pharma PaxVax’ për një licencë që do t’i lejojë ata të lëshojnë qëllimisht një substancë vaksine të përbërë nga baktere të gjalla në ajër, në Queensland, kjo do të bëhet nga aeroplanët “chemtrail”.
Zyra e Rregullatorit të Teknologjisë Gjenetike (OGTR) thotë se vaksina kualifikohet si lëshim i kufizuar dhe i kontrolluar, sipas seksionit 50A të Aktit të Teknologjisë Gjenetike 2000.
Prova do të bëhet përgjatë një viti, fillimisht në zonat e provës: Queensland, Australia e Jugut, Viktoria dhe Australia Perëndimore.
‘Pax Vax’ pretendon se do të kufizojnë përhapjen e kolerës dhe materialin gjenetik të saj të importuar. Megjithatë, nuk është bërë asnjë hulumtim sesi kjo mund të kontaminojë atmosferën dhe të ndikojë jetën e egër dhe ekosistemet.
‘Pax Vax’ pretendon gjithashtu se fillimisht do të testohet në zona për 1000 vullnetarë dhe do t’u jepet përmes një lëngu që nuk spërkatet në ajër.
Gjithçka na çon në konkluzionin se synimi është që të bëhet vaksinimi me spërkatje dhe kjo teknologji është në zhvillim e sipër. Nuk e dimë se në çfarë mase dhe në cilat vende do të testohet.
Dimë megjithatë, se diçka e ngjashme ndodhi për Covid në Spanjë, kur qeveria spanjolle miratoi spërkatjen ajrore të “chemtrails” nën justifikimin e një “gjendje të jashtëzakonshme” të shpallur gjatë pandemisë.
Çfarë ndodhi në Spanjë?
Një Dekret Mbretëror i publikuar më 16 Prill 2020 nga qeveria spanjolle në Gazetën Zyrtare të Shtetit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19, duke lejuar përdorimin e kimikateve biocide:
“Dekreti SND/351/2020, datë 16 Prill, i cili lejon Forcat e Armatosura dhe Njësitë e Emergjencave Ushtarake të përdorin kimikate biocide të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për dezinfektim për të përballuar krizën shëndetësore Covid-19.
Dekreti mbretëror 463/2020, i datës 14 mars, shpall gjendjen e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën e krizës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19, e cila përfshin një sërë masash që synojnë mbrojtjen e mirëqenies, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe kufizimin e progresionit të sëmundjes dhe forcimit të sistemit shëndetësor publik.
Në veçanti, në përputhje me përcaktimet e nenit 4.3 të Dekretit Mbretëror 463/2020, të datës 14 mars, Ministri i Shëndetësisë autorizohet të diktojë urdhrat, vendimet, dispozitat dhe udhëzimet interpretuese që në kuadër të kompetencave të tij të autorizuara, janë të nevojshme për të siguruar ofrimin e të gjitha shërbimeve rutinë apo emergjente, për mbrojtjen e njerëzve, mallrave dhe hapësirave, duke marrë masat e parashikuara në nenin njëmbëdhjetë të ligjit organik 4/1981, datë 1 qershor, për gjendjet e alarmit, përjashtimi dhe sigurisë hapësinore.
Për përmbushjen efektive të këtyre masave, përfaqësuesit e organeve kompetente mund të kërkojnë veprimin e Forcave të Armatosura, në përputhje me përcaktimet e nenit 15.3 të ligjit Organik 5/2005, datë 17 nëntor, për Mbrojtjen Kombëtare.”
Gjeoinxhinieria si një portë për kontrollin social.
Bill Gates ka investuar shumë në teknikat gjeoinxhinierike. Në vitin 2010 ai financoi kërkime në zhvillimin e makinerive që do të spërkatnin retë me ujë deti, me qëllim rritjen e aftësisë për të reflektuar dritën e diellit përsëri në hapësirë dhe në këtë mënyrë reduktimin e temperaturave globale.
Në vitin 2018, Gates ndihmoi gjithashtu në financimin e eksperimenteve për shkencëtarët e Harvardit, të cilët propozuan spërkatjen e stratosferës me klorur kalciumi për të ndihmuar në ngadalësimin e ngrohjes së Tokës, duke bllokuar Diellin. Por siç shpjegon PhD Vandana Shiva, modifikimi i motit përmes gjeoinxhinierisë mund të përdoret si një armë kontrolli, duke përfshirë kontrollin e bujqësisë.
Duke shkruar në ‘The Defender’, Robert F. Kennedy Jr. paralajmëroi se sulmet e Gates në kontrollin e klimës mund të bëhen lehtësisht një pretekst për kontrollin social:
“Historia e tij e investimeve vallaha për krizën klimatike, për Gates dhe miqtë e tij, nuk është gjë tjetër veçse një alibi për kontrollin social, mbikëqyrjen për realizimin e “Great Reset” dhe veprime masive gjeoinxhinierike fantastiko-shkencore. Të gjitha na çojnë tek kontrolli absolut i njeriut dhe shoqërisë”.