Bloomberg: Evropa është gjithashtu në rrezik të mos ketë naftë, të mbarojnë depozitat, për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.
Europa po përballet me një rrezik të madh për të mbetur pa karburant, veçanërisht dizel. Nafta është jetike për BEnë dhe pas sanksioneve të reja kundër Rusisë po fshihet një peizazh i ri.
Siç thekson Bloomberg, tregtia me naftë e Bashkimit Europian është në rendin e 200 milionë fuçive në vit, që i merr nga Rusia dhe që pritet të ndalet në muajt e ardhshëm (nëntor).
Nga fillimi i shkurtit, sanksionet e reja të BEsë do të ndalojnë dërgimin përmes detit të pothuajse të gjitha produkteve të naftës të rafineruar, duke përfshirë karburantin dizel, nga Rusia: furnizuesi i vetëm më i madh i jashtëm i rajonit. Me mbarimin e kohës së marrëveshjes, mes një periudhe shtrëngimi ekstrem të tregut, tregtarët do të duhet të bëjnë shkurtime dramatike.
Në çdo rast, që Europa të heqë dorë nga furnizimet me karburant rus nuk do të jetë e lehtë. Franca, një nga importuesit më të mëdhenj të Europës, kohët e fundit kishte shkurtuar prodhimin e saj të naftës, për shkak të goditjeve në rafineritë e saj të naftës, ndaj dhe i duhej të blinte edhe më shumë nga Rusia kryesisht.
Prodhimi vendas në Gjermani, ku kërkesa e Europës për naftë është më e larta, është gjithashtu në rrezik, sepse rafineria Schwedt do të humbasë aksesin në naftën bruto nëpërmjet tubacionit Druzhba.
A nuk ju duket absurde kjo luftë, kjo përplasje e Bashkimit Europian me Rusinë?
Pse nuk po investon Bashkimi Europian për paqen, por nxit luftën dhe dërgon armatime në Ukrainë?
Si mund të gjesh si gjuhë të zgjidhjes së divergjencave, me një partner ekonomik, strategjik, siç është Rusia për Europën, të gjesh pra gjuhën e luftës, për më shumë kur sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë Europa i ka të ndërvarur nga partneri ekonomik dhe importet e produkteve (gaz, naftë, energji, grurë dhe të tjera) që vijnë kryesisht nga Rusia dhe me çmim të ulët?
Kush i jep përgjigje kësaj pyetje zgjidh edhe dilemën për këtë që po ndodh.
Ne këtë dilemë nuk e kemi më, jemi mëse të qartë, qëllimi është një dhe i vetëm, copëtimi i Rusisë, goditja dhe shpërbërja e saj, plan i SHBAve, me Europën vasale dhe implementuese të një strategjie amerikane që vret Europën dhe europianët.