Si do të Implementojnë Sistemin e Krediteve Sociale – Kontroll & Gjurmim i Jetës së Gjithësecilit

/

Si do të përpiqen kompanitë dhe mediat t’i kalojnë botës sistemin e krediteve sociale si diçka normale!

‘ABC Finance Limited’ pretendon se ka kryer një anketë duke pyetur sesi e shohin britanikët idenë e krediteve sociale. Nuk është e qartë se kur është kryer ky hulumtim, por nga formulimi i hulumtimit (artikulli është pa datë), duket se ai është kryer shumë përpara vitit 2020.

Për këdo që ka ndjekur natyrën e vërtetë të ngjarjeve në vitet e fundit, nuk është çudi që institucionet financiare janë në krye, kur bëhet fjalë për përpjekje për të kontrolluar njerëzit dhe sjelljen e tyre nëpërmjet parave, edhe pse janë fitimet e tyre, u japin pushtet, të cilin ata e përdorin si mjet kundër vetë njerëzve.

Ky artikull dëshmon se sistemi i krediteve sociale ka qenë prej kohësh në planet e konstilacionit global gati për t’u zhvilluar dhe implementuar.

Gjithçka që kërkohet tani është pranimi publik, qoftë përmes indoktrinimit, qoftë nëpërmjet presionit se, kjo është “për të mirën e përbashkët”, ose përmes krijimit të iluzionit se është e pashmangshme dhe për këtë arsye duhet të dini sa më shumë, për të qenë të përgatitur.

Asnjëra nuk është e vërtetë, as e mirë e përbashkët nuk është, as edhe e pashmangshme nuk është. Ne duhet t’i rezistojmë në çdo mënyrë përpjekjeve për të futur jetën tonë nën kontroll.

Si po promovon ‘ABC Finance Limited’ konceptin e vlerësimit të krediteve sociale për publikun?

Shumica do ta argumentonin si heqja e të gjitha të drejtave dhe lirive nëpërmjet një vlerësimi kreditesh sociale, të stilit kinez, dhe ky nuk është një “mentalitet / mendësi kujdesi”. Por, që nga shfaqja e sondazhit të bërë nga ‘ABC Finance Limited’, me pyetjen: “A është Britania e Madhe gati për një sistem kreditesh sociale?”, duket se çfarë po tentojnë të promovojnë.

Në faqen e tyre shkruhet:

“Të gjithë jemi të njohur me rezultatet e kreditieve sociale, ku institucionet financiare gjurmojnë sesa përgjegjës jeni me paratë tuaja të fituara me vështirësi, për t’ju dhënë një përfitim që përcakton kredite dhe karta, për të cilat mund të aplikoni.”

Megjithatë, një sistem i ri gradimi si ai në Kinë, sistem që po shqyrtohet aktualisht në Europë, është shumë pak i diskutuar, thuajse i panjohur dhe papritmas ai mund të bëhet përfundimisht një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme.

Në fakt, në shkrimin e ‘ABC Finance Limited’ thuhet se ky sistem do të bëhet praktikë standarde deri në vitin 2020. Kjo na bind që artikulli është shkruar shumë më herët dhe 2020ta ka qenë vit objektivi. Objektiv që ende nuk e kanë arritur.

Sa prej nesh e dinim që një sistem kreditesh sociale i stilit kinez ishte në shqyrtim në Europë përpara zbatimit të axhendës së Covid-19 dhe Revolucionit të Katërt Industrial? Askush!

‘ABC Finance Limited’ na tregon në artikullin e saj se cilat plane ishin në shqyrtim në atë kohë:

Ky sistem gjurmon shumë më tepër sesa thjesht transaksionet tuaja financiare. Ai përfshin qeverinë dhe institucionet financiare që vlerësojnë sjelljen tuaj të përditshme, si në internet, ashtu edhe përmes mbikëqyrjes së CCTV dhe është quajtur ‘rezultat i krediteve sociale’.

Në thelb, gjithçka do të monitorohet, nga mënyra sesi i shpenzoni paratë tuaja, si silleni në mediat sociale, deri me kë shoqëroheni dhe të gjitha këto do të ndikojë në rezultatin tuaj dhe në vendimin nëse do të shpërbleheni me kredite sociale, apo do të ndëshkoheni.

‘ABC Finance’ kreu kërkime për të vlerësuar nëse Britania e Madhe ishte gati për këtë dhe jo për të vlerësuar nëse publiku ishte dakord apo jo, por pyetësori u plotësua mbi një fakt të mirëqënë dhe të padiskutueshëm.

Nuk ka asnjë tregues sesa njerëz kanë marrë pjesë, si është kryer anketa, nëse të anketuarit kanë mbuluar një pjesë të shoqërisë, apo ku kanë jetuar të anketuarit. Pa këtë informacion bazë, nuk është e mundur të thuhet nëse ka pasur 5 apo 500 persona të përfshirë, nëse të gjithë kanë punuar për ‘ABC Finance Limited’, apo nëse kanë jetuar më parë apo jetojnë ende, për shembull, në Kinë. Ne madje mund të supozojmë se nuk është bërë asnjë hulumtim dhe se rezultatet janë sajuar për të promovuar një ideologji dhe praktikë.

Duke pasur parasysh këtë, ata pohuan:

66% e të anketuarve thanë se do të ndryshonin sjelljen e tyre të përditshme (si në internet ashtu edhe jashtë linje).

75% thanë se do të ndërprisnin kontaktin, ose të paktën do të konsideronin ta bënin këtë, me dikë i cili do të ndikonte negativisht në vlerësimin e tyre social.

78% e shihnin idenë për t’u vlerësuar si një qytetar i mirë.

Sipas ‘ABC Finance Limited’ janë bërë një sërë pyetjesh për të përcaktuar sesi do të kalonin të anketuarit, nëse sistemi i Krediteve Sociale do të hynte në fuqi.

Duke përdorur përkufizimin e Kinës për “sjelljen e keqe” si pikë referimi, ata përcaktuan se “të paktën një e katërta e njerëzve që ne anketuam do të ndëshkoheshin sipas sistemit të krediteve sociale që funksionon në të njëjtat parime me sistemin që vepron në Kinë, apo me atë të propozuar në Gjermani”.

Nuk mungon as edhe në këtë rast protagonizmi i Gjermanisë për të involvuar në jetën e njerëzve, marrëzinë e kontrollit absolut dhe të diktaturës globale.

Duke përdorur shifrat si një tregues kyç të performancës, rezulton se 40% e britanikëve nuk do të merrnin asnjë kredit social, për rrjedhojë do të ishin pjesë e ndëshkimit.

Ky hulumtim dhe artikulli i konstilacionit global mes ‘ABC Finance Limited’ duket se janë një përpjekje për të provokuar audiencën, popullatën për të pranuar një sistem kreditesh sociale si diçka normale.

Ne duhet të kuptojmë gjithashtu se të gjitha këto nuk janë “teori konspirative” siç rëndom thuhet, duke na fyer intelektin dhe mashtruar, por janë një realitet, i cili po tentohet të na paraqitet si diçka normale dhe ne duhet të jemi vigjilentë, zgjuar që të mos lejojmë që planet e konstilacionit të kalojnë në shoqëri.

Mitrat e grave në mbarë botën lindin fëmijë, njerëz të lirë, jo skllevër! Ndaj dhe nuk mund të ikim nga kjo botë duke i lënë fëmijët tanë skllevër të një pakice amormale, imorale, diabolike, arpagone.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria e Australisë: "Nuk e Dinim që Vaksina Covid-19 Shkaktonte Miokardit!"

Next Story

Tragjedi në Seul

Latest from Info