80% e Kievit Pa Ujë të Pijshëm

/

Furnizimi me ujë u ndërpre për 80% të konsumatorëve të Kievit pas sulmeve masive ruse dhe 350 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, njoftoi kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ukrainas Vitaly Klitschko përmes Telegramit.

“Qindra komunitete në shtatë rajone të Ukrainës” janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike pas “sulmeve masive ruse”, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmygal në Telegram.

“Terroristët rusë kanë sulmuar sërish në masë Ukrainën. Objektivat e tyre nuk janë instalimet ushtarake, por infrastruktura jetike civile”, ka shkruar kryeministri ukrainas. “Raketat dhe dronët goditën dhjetë zona, duke shkaktuar dëme në 18 infrastruktura, shumica e të cilave lidhen me sistemin energjetik”.

Në Kishinau, Ministria e Brendshme e Moldavisë tha se mbetjet e një rakete ruse të rrëzuar nga forcat anti-ajrore ukrainase u ulën në një fshat moldav në kufirin me Ukrainën, duke shkaktuar dëme materiale, por jo viktima.

“Një raketë e rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës ra në periferi të fshatit Naslavcea në Republikën e Moldavisë, pranë kufirit me Ukrainën. Për momentin nuk raportohet për të lënduar, por janë dëmtuar xhamat e shumë shtëpive”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 10 tetor, Moldavia denoncoi shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga tre raketa lundrimi ruse, të cilat u gjuajtën në Ukrainë nga luftanijet ruse në Detin e Zi dhe goditën objektivat në Lviv dhe Ukrainën veriperëndimore.

Sa më sipër duhet të na bëjë përshtypje sepse po përmendet dhe po përfshihet Moldavia indirekt në luftë, për momentin thjesht duke u përmendur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Emiratet BA, Perëndimit: "Nëse Doni më Shumë Naftë, Na Telefononi!"

Next Story

Norvegji: Vendim i Papritur Ushtarak

Latest from Info