SHBA i Kërkon BEsë t’i Vendosë Sanksione Kinës

/

SHBA i kërkon BEsë të vendosë sanksione ndaj Kinës, duke i dhënë urdhërin: “Kufizoni tregtinë tuaj me Kinën!”

Amerikanët po udhëheqin europianët edhe në tkurrjen e tregtisë.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Bashkimit Europian që të ndalojë eksportin e gjysmëkonduktorëve në Kinë!

Pra, pas varfërimit energjitik që SHBAtë shkaktuan në BE, tani po përpiqen të shkaktojnë edhe një varfërim teknologjik.

Zyrtarët kinezë dyshojnë se amerikanët, thjesht duke i urdhëruar, mund t’i bindin europianët të braktisin një treg shumë fitimprurës eksporti, por kështu bënë edhe zyrtarët rusë në fillim të vitit, edhe ata dyshonin dhe nuk e besonin që europianët do të dëgjonin SHBAnë. Por ja që ndodhi!

‘Bloomberg’ raporton se administrata Biden po i kërkon BEsë të forcojë kufizimet mbi eksportet në Kinë, një veprim të ngjashëm që SHBA-ja dhe BE-ja bënë me Moskën në fillim të këtij viti.

Me fjalë të tjera, ajo kërkon vendosjen e sanksioneve antikineze.

Ky raport vjen pasi Alan Estevez, Nënsekretari amerikan i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, tha të enjten se SHBA do të nënshkruajë së shpejti një marrëveshje me aleatët e saj për të inkorporuar rregulla të reja, që kufizojnë aksesin e Kinës në çipin e mjeteve të sofistikuara të prodhimit.

Ndër sfiduesit është ‘Bai Ming’, zëvendësdrejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Tregut të Institutit Kërkimor të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, i cili tha se thirrja e SHBAsë nuk ka gjasa të frymëzojë BEnë, e cila ka një interes të madh në tregjet kineze të gjysmëkonduktorëve.

Që nga fillimi i vitit 2020, SHBA ndaloi Holandën të eksportonte pajisje EUV të përdorura, për të prodhuar çipa gjysmëkonduktorë të nivelit të lartë, më të vegjël se 22 nanometra, në Kinë.

Duke e përshkallëzuar këtë lëvizje, në korrik të këtij viti SHBAja ushtroi presion mbi ‘ASML Holding NV’ për të ndaluar shitjen e mjeteve të saj në Kinë. Nëse kjo do të ketë sukses, Kina nuk do të jetë në gjendje të prodhojë shumicën e gjysmëkonduktorëve që ka përdor zakonisht.

Më 7 tetor, Byroja e Industrisë dhe Sigurisë (BIS) e Departamentit të Tregtisë së SHBAsë zbuloi një sërë kufizimesh të reja që ndalojnë shitjet nga kompanitë amerikane të çipave të teknologjisë së lartë dhe pajisjeve për prodhimin e çipave në Kinë.

Estevez i Departamentit të Tregtisë së SHBAsë u tha gazetarëve të enjten e kaluar se ekipi i tij po kërkon mbështetje nga aleatët, për të vendosur një ndalim të eksportit të çipave në Kinë, ndërkohë që sugjeron gjithashtu kufizime në llojet e tjera të teknologjisë, si llogaritja kuantike, bioteknologjia dhe inteligjenca artificiale.

Ai tha se një marrëveshje që mbulon firmat dhe mjetet e prodhimit të çipave do të nënshkruhet midis SHBAsë dhe aleatëve të saj në të ardhmen e afërt. Megjithatë, ai nuk ka dhënë më shumë detaje mbi bazat ligjore mbi të cilat mund të bazohet një marrëveshje e tillë.

Raporti i ‘Bloomberg’ thotë se SHBAja ka sugjeruar që aleatët e saj europianë të vendosin kontrolle të eksportit në Kinë, të ngjashme me ato që europianët kanë vendosur për të ndëshkuar Rusinë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë.

‘Bloomberg’ tha se BEja nuk ishte e gatshme të shkurtonte eksportet e saj kaq gjerësisht. Megjithatë, një nga burimet e agjencisë së lajmeve tha se mund të ketë hapësirë ​​për të konsideruar produkte që mund të përdoren nga Pekini për të rritur aftësitë e tij ushtarake.

Sipas raportit, Përfaqësuesja e Tregtisë së SHBAsë Catherine Tye do të zhvillonte një takim jozyrtar me Ministrat e Tregtisë së BEsë në Pragë, të hënën. Zyrtarë të lartë të BEsë dhe SHBAsë do të mbajnë gjithashtu takimin e tretë të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë, më 5 dhjetor.

Disa kompani shumëkombëshe duan të rrisin investimet e tyre në Kinë, por presin të shohin kundërmasat e Kinës kundër sanksioneve të SHBAsë.

Bai i Ministrisë Kineze të Tregtisë i tha mediave kineze më 28 tetor se BEja ka të ngjarë të mos përsërisë thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të vendosur një ndalim të eksportit të çipave ndaj Kinës, duke pasur parasysh se vendi është tani tregu më i madh në botë i gjysmëkonduktorëve dhe ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin global të furnizimit me çipa.

Bai tha se SHBAja, si dhe ekonomia globale, do të dëmtoheshin nëse prodhuesit kinezë të çipave do të shkëputeshin nga zinxhiri i furnizimit global.

Por mesa duket kjo nuk është me interes për qarqet ekstremiste që kontrollojnë administratën e Biden.

Qëllimi i tyre është ndërprerja e plotë e marrëdhënieve të Perëndimit edhe me pjesën tjetër të planetit nëse është e nevojshme, në mënyrë që SHBA të ruajë hegjemoninë absolute të paktën në shoqëritë perëndimore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Historia e Shtëpisë së Bardhë

Next Story

Portreti i Muajit Nëntor

Latest from Info