Belgjikë: Shuhen Dritat në Bashkitë e Belgjikës nga 00:00 – 05:00

/

Reagime ka shkaktuar vendimi për të fikur ndriçimin publik gjatë natës, me qëllim kursimin e energjisë, në shumë Bashki të vendit. Të shumtë janë ata që shprehin frikën për aksidente, por edhe për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve në orët e para të mëngjesit dhe deri në agim.

Në veçanti, 164 bashki valone “ulin çelësin” nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit, përveç zonave të caktuara sipas një raporti të rrjetit televiziv ‘RTL’.

Kevin Van Utter, një zyrtar i bashkisë së Bies në Hôneau, vëren se motivimi “ka të bëjë me mjedisin, është simbolik dhe financiar. Mendoj se duke qenë se po kërkojmë nga qytetarët dhe bizneset të bëjnë përpjekje, është e natyrshme që edhe autoritetet publike të mund ta bëjnë këtë”.

Kurse banorët kanë tjetër mendim, “nëse është çështje ekonomie dhe nëse mund të na ndihmojë për të ardhmen, po, por nuk e besoj”, argumenton një qytetar, ndërsa një tjetër nuk është dakord aspak, duke thënë se “ky është një lajm shumë i keq, pasi ata që marrin vendimet i japin terren pasigurisë dhe pasiguria do të jetë e madhe”.

Siç theksohet në ‘RTL’, bashkia e cila pritet të kursejë 37 mijë euro, ka kërkuar nga policia që të jetë vigjilente.

Nga 197 bashkitë e menaxhuara nga ‘Ores’ (menaxher i energjisë), 164 e kanë pranuar masën. Zbatimi i masës vlerësohet se do të çojë në një ulje prej 37% të konsumit dhe një kursim total prej 12 milionë euro.

Në Louviers, fatura do të ulet me 97 mijë euro. Megjithatë, qendra e qytetit do të mbetet e ndriçuar. Do të ketë gjithashtu përjashtime në raste ngjarjesh, eventesh. Disa bashki kanë kërkuar studime për të vlerësuar rrezikshmërinë e masave në zona të caktuara dhe kryesisht në lidhje me sigurinë rrugore.

Kryetarët e bashkive të Brukselit, nga ana e tyre, duket se po tërhiqen. Që nga 1 tetori, kryetarët e 19 bashkive të Brukselit kanë vendosur të fikin dritat publike, 30 minuta para lindjes së diellit për të kursyer energji.

Por pas regjistrimit të të paktën 180 aksidenteve (për shkak të ndriçimit të pamjaftueshëm ose mungesës) ku përfshiheshin këmbësorë, apo çiklistë që shkonin në punë, ose në shkolla para agimit, kryebashkiakët u tërhoqën dhe masa po ndalet. Ndër viktimat e fundit, siç raporton gazeta belge ‘Soir’, një këmbësor u plagos rëndë në orën 7.35 të mëngjesit kur u përplas nga një motoçikletë.

Në vitin 2017, Belgjika ishte në qendër të vëmendjes për ndriçimin spektakolar të rrjeteve të saj rrugore, pas fotove të marra nga astronauti francez Thomas Pesquet nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Në to, vendi dukej se shkëlqente më shumë se fqinjët e tij me dritat ndezur gjithë natën. Sipas shifrave të asaj kohe, rreth 2.2 milionë llamba ndizen në rrugët e Belgjikës.

Brussels and Antwerp at Night
Twitter | Nasa images, Astro, Tims

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Harari: "Liria e Fjalës është Ekstremizëm!"

Next Story

Polonia Ndërton Gardh me Tela në Kufirin me Kaliningradin e Rusisë

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe