Polakët ndërtojnë gardh me tela me gjemba në kufirin me Kaliningradin e Rusisë, për të parandaluar emigracionin e paligjshëm, njoftoi sot Ministri polak i Mbrojtjes, mes shqetësimeve se emigrantët e paligjshëm mund të vijnë prej andej.
Ndërtimi i gardhit të përkohshëm 2.5 metra i lartë dhe 3 metra i gjerë do të fillojë menjëherë, tha Marius Blaszczak në një konferencë për shtyp.
Me rritjen e tensioneve në luftën e Ukrainës, ministri përmendi shqetësimet e sigurisë dhe iu referua krizës që shpërtheu vjeshtën e kaluar kur mijëra emigrantë të paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme u përpoqën të kalonin kufirin e Bjellorusisë për në Poloni, ku disa prej tyre humbën jetën.
Blaszczak tha se gardhi i Kaliningradit do të ishte i ngjashëm me atë të ngritur nga Polonia përgjatë kufirit me Bjellorusinë vitin e kaluar.
Enklava, ku Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake, ndodhet në bregun baltik midis Polonisë dhe Lituanisë dhe ndahet nga Bjellorusia nga një korridor kufitar.