Suedia & Finlanda Janë Gati të Instalojnë Armë Bërthamore

/

Suedia dhe Finlanda janë gati të instalojnë armë bërthamore në territorin e tyre. Rusia gjithashtu ka përgjigjen e saj bërthamore.

Kryeministrit suedez Ulf Kristerson i shoqëruar nga homologja e tij finlandeze Sanna Marin bënë këtë deklaratë: “Suedia është gati të instalojë armë bërthamore në territorin e saj sapo të bashkohet me NATOn”.

“Ne nuk duhet të vendosim asnjë kusht”, tha fillimisht Sana Marin gjatë një konference të përbashkët shtypi në Helsinki. “Ne vendosëm se nuk donim të mbyllnim asnjë derë”.

“Do të merrni edhe nga unë pikërisht të njëjtën përgjigje si ajo e kryeministres së Finlandës”, shtoi Kristersson.

“Është e natyrshme që Suedia dhe Finlanda të veprojnë së bashku për këtë çështje dhe ne duhet të ndjekim të njëjtat formalitete”, tha kreu i qeverisë suedeze. “Kështu që unë synoj të shkoj krah për krah me Finlandën.”

Kujtohet që, si Finlanda ashtu edhe Suedia paraqitën aplikime për anëtarësim në NATO në maj.

Rusia ka paralajmëruar se do të lëvizë armët taktike bërthamore përtej kufijve të saj në këtë rast dhe do të synojë kryeqytetet dhe qytetet kryesore të të dy vendeve me sistemet e saj me bazë tokësore me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset e raketave balistike.

Armiq të përjetshëm, në aventura të reja të përgjakshme.

Kufijtë e NATOs Rusisë po i zgjerohen edhe në këto dy vende në kufi me të. Kjo e bën edhe më problematike situatën dhe pa më të voglin dyshim që bota po shkon drejt Luftës së Tretë Botërore.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ushtria Serbe Në Gadishmëri - Do të Hyjnë në Kosovë?

Next Story

Moska Kërcënon Londrën

Latest from Info