Presidentja e Greqisë Viziton Kievin

/

Presidentja e Greqisë K. Sakellaropoulou akuzoi Presidentin Putin si një “kriminel lufte” dhe kërkoi që ai të jetë “përgjegjës”!

Pas deklaratave “për shpalljen e luftës” me Rusinë nga ana e kryeministrit Mitsotakis, Presidentja e Republikës së Greqisë K. Sakellaropoulou, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se ai do të mbajë përgjegjësi për të gjitha këto, duke theksuar se “Greqia mbështet fuqimisht përgjegjësinë e atyre që janë autorë të këtyre krimeve”.

Deklarate e dhënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me V. Zelenski iu referua sulmeve ruse, të cilat synojnë të shkatërrojnë infrastrukturën kritike urbane në Ukrainë në funksion të dimrit që po vjen.

Deklaratat e Sakellaropoulou, vijnë si vazhdim i deklaratave të K. Mitsotakis që në thelb i kishte “shpallur luftë” Rusisë.

Ajo tha se: “Dua të dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme sulmet e papranueshme ruse që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike urbane në Ukrainë përpara dimrit të ardhshëm dhe përbëjnë krime lufte, pasi ato janë të drejtuara kundër civilëve. Greqia është e vendosur në favor të përgjegjësisë së atyre që janë përgjegjës për këto krime”.

Duke iu referuar paketave të sanksioneve ndaj Rusisë, ajo theksoi se, “megjithë ndikimin e konsiderueshëm negativ në ekonomi, Greqia mbështeti dhe zbaton plotësisht të gjitha paketat e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Nouriel Roubini: "Lufta e Tretë Botërore Ka Filluar!"

Next Story

Vuçiç Paralajmëron për Një Dimër "Ferr"

Latest from Info