Sanksionet Dështuan – Rusia Shumëfishoi Fitimet

/

NY Times me “shpirt nëpër dhëmbë” shkruan se sanksionet dështuan, Rusia shumëfishon fitimet.

Në fakt ekonomia ruse po ndryshon, prodhuesit vendas po marrin përsipër të zëvendësojnë atë që Rusia importonte para luftës.

Rusia, pavarësisht sanksioneve, ka dalë fituese financiarisht dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e ‘New York Times’ gjithashtu, altroparlantit të demokratëve, flamurtarit të shtypit demokrat.

Amerikanët u përpoqën të shpjegonin suksesin rus pasi numrat nuk gënjejnë kurrë. Ata e kuptuan se për shkak të paragjykimit të tyre për ta parë veten si “më të mirët nga të gjithë”, ata e nënvlerësuan seriozisht potencialin e industrisë ruse për të zëvendësuar produktet e importuara, me prodhimet e veta.

Në veçanti, gazeta amerikane citon statistika sipas të cilave vëllimi mujor i tregtisë me Rusinë është rritur me vende si Turqia (+198%, 6.2 miliardë dollarë), India (+310%, 3.3 miliardë dollarë), Kina (+ 64%, 15 miliardë dollarë), Brazili (+106%, rreth 1 miliardë dollarë) dhe Japonia (+13%, 1.6 miliardë dollarë).

Është interesante se në listë përfshihen edhe vendet e BEsë. Kështu, me Spanjën, vëllimi i tregtisë mujore u rrit me 57% (739 milionë dollarë), me Holandën 32% (2 miliardë dollarë) dhe me Belgjikën 81% (1.4 miliardë dollarë).

Tregtia me Gjermaninë ra me 3%, ose 4.8 miliardë dollarë.

Rënia më e madhe është shënuar në marrëdhëniet tregtare të Rusisë me Mbretërinë e Bashkuar (-79%, ose 328 milionë dollarë) dhe me Suedinë (-76%, ose 95,7 milionë dollarë).

Ndërkohë, lidhjet me SHBAnë ranë, por jo aq dramatikisht, vëllimi i tregtisë mujore ra me vetëm 35% (në 1.5 miliardë dollarë). Megjithatë, marrëdhëniet tregtare të Rusisë me Shtetet e Bashkuara që në fillim nuk kanë qenë shumë të ngushta.

Sa i përket importeve në Rusi, ato ranë ndjeshëm pas vendosjes së sanksioneve në krahasim me vitin 2020, kur Rusia importoi mallra në vlerë prej 220 miliardë dollarë nga pjesa tjetër e botës.

Megjithatë, importet nga disa vende, përkundrazi, u rritën në vitin 2022. Për shembull, vëllimi i importeve kineze në Rusi është rritur me 24% që nga fillimi i ndërhyrjes ruse.

Ndryshime serioze kanë ndodhur në marrëdhëniet tregtare me Turqinë, Ankaraja ka rritur eksportet në Rusi me 113% (gjë që shpjegon pse Turqia përfiton kaq shumë nga qëndrimi i saj për t’u marrë vesh me të gjithë)!

Përsa i përket vëllimeve të eksportit, Rusia madje rriti eksportet e saj të naftës dhe gazit në shumë rajone të botës.

Rritja rekord e eksporteve ruse pas fillimit të RRBsë ndodhi në marrëdhëniet tregtare me Indinë, vëllimi mujor i tregtisë u rrit me 430%!

Brazili mbyll treshen e parë, me të cilin ky tregues u rrit me 166%.

“Numrat duken të drejtë. Në çdo rast, nuk ka dyshim se të dhënat janë marrë në mënyrë korrekte. Ky është përpunimi i AI nga MIT.

Ai funksionon me të dhëna të papërpunuara zyrtare nga vetë vendet. Kjo do të thotë, ky është një interpretim i të dhënave të Rosstat ose Ministrisë së Tregtisë”, thotë Valery Yemelyanov, analist i bursës në ‘BCS Mir Investments’.

“Tregu rus është shumë i madh dhe i vështirë për t’u izoluar plotësisht, pjesërisht sepse ka vende që nuk duan t’i bashkohen sanksioneve”, thotë ai.

Ai shpjegon rritjen e qarkullimit tregtar me disa vende të BEsë nga rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror.

Vlen të kujtohet se vendet europiane nuk refuzuan gazin natyror nga Rusia, me përjashtim të disa vendeve që nuk pranuan të kalonin në pagesa me rubla.

Dhe Gjermania e disa vende të tjera humbën një sasi të konsiderueshme gazi natyror, fillimisht për shkak të problemeve teknike me riparimin e turbinave dhe më pas për shkak të shpërthimit të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 në Detin Baltik.

Embargoja e naftës e BEsë nuk ka hyrë ende në fuqi, ajo duhet të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit. Pra, çdo pasojë do të shihet në vitin 2023.

Një arsye tjetër e rritjes së eksporteve me vendet e BEsë është rritja e vëllimit të tregtisë në gjysmën e parë të vitit 2022.

“Nga frika e vendosjes së sanksioneve të ashpra, shtetet europiane kanë rritur në mënyrë aktive blerjet e tyre të naftës, qymyrit, gazit natyror dhe produkteve të naftës, mallrat kryesore të eksportit të Federatës Ruse”, tha Artem Deev, kreu i departamentit analitik në ‘AMarkets’.

Dhe sigurisht, një rol të madh luajti rritja e madhe e çmimeve të burimeve të energjisë dhe lëndëve të tjera të para dhe të gjitha statistikat jepen në terma monetarë.

“Nëse kostoja e gazit natyror në BE është rritur disa herë dhe çmimet e Gazprom janë rritur të paktën tre herë në krahasim me vitin 2021, atëherë nuk është për t’u habitur që edhe vëllimi i eksporteve për furnizim me energji ka shënuar rritje herë pas here”, thotë Deev.

Turqia, India, Kina dhe Brazili mund të quhen përfituesit kryesorë të konfliktit gjeopolitik të Perëndimit me Rusinë. Turqia është bërë blerësi më i madh i gazit natyror rus në Europë (duke lënë pas Gjermaninë). Ajo e ble atë me çmime më të ulëta në kontratat e Gazprom-it, sesa ato vende europiane që blejnë LNG. Mund të ketë edhe një pagesë të mbartur, apo edhe një zbritje.

India dikur nuk blinte pothuajse asnjë naftë ruse, por tani ajo është bërë një nga konsumatorët kryesorë të saj.

Kina po rrit blerjet e saj të gazit natyror dhe naftës nga Rusia, brenda kufijve të kapacitetit.

Pekini quhet një përfitues i veçantë, i cili ka pasur mundësinë të largohet nga axhenda e gjelbër e imponuar nga europianët dhe të rrisë prodhimin dhe përdorimin e qymyrit. Dhe përdorimi i burimeve më të lira të energjisë është baza e mbështetjes për të gjithë ekonominë.

Sa i përket rënies së importeve, duhet më shumë kohë për të korrigjuar situatën. Ishte e lehtë për Bashkimin Europian të ndërpresë lidhjet e vjetra tregtare, por duhet më shumë se një muaj për të vendosur marrëdhënie të reja tregtare për një numër të madh mallrash.

Megjithatë, rënia e importeve në Rusi ka një anë negative që është rritja e suficitit tregtar, si dhe shfaqja e importeve paralele, vëren Natalia Milchakova, analiste e lartë në ‘Freedom Finance Global’.

Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Federatës Ruse, importet paralele në Rusi u rritën me rreth 12% çdo muaj dhe deri në vjeshtë kishin kaluar tashmë 12.6 miliardë dollarë.

Në të njëjtën kohë, ulja e importeve çon në faktin se prodhuesit vendas po përpiqen të zënë vendin e markave të huaja që janë larguar nga Rusia.

Për shembull, ‘Yandex’ tashmë ka njoftuar se televizorët inteligjentë me sistemin e tij operativ do të dalin së shpejti.

Do të duhet kohë për të vlerësuar sukseset apo dështimet e zhvillimeve të brendshme, pasi jemi mësuar që Rusia të eksportojë naftë ndërsa importon pajisje shtëpiake, teknologji dhe një pjesë të konsiderueshme të produkteve joushqimore.

Tani si prodhuesit dhe konsumatorët rusë do të duhet të jetojnë në një mënyrë të re, do të mendohen për produkte “Made in Russia”.

“Duhet kohë për të ndryshuar preferencat tuaja, por në planin afatgjatë, nëse projektet e prodhuesve rusë janë të suksesshme, do të jetë e qartë se sanksionet e kanë ndihmuar Rusinë të braktisë modelin ekonomik joefikas të eksportit të lëndëve të para, në këmbim të mallrave të konsumit”, tha Natalia Milchakova.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Furnizon me Armë Kievin - Lufta Intensifikohet

Next Story

Zvicra i Ndalon Gjermanisë të Dërgojë Municione Zviceriane në Kiev

Latest from Info