SHBA dërgon 1100 dronë, tanke T-72, M117 dhe raketa Hawk në Kiev.
Paketa e re e pajisjeve për Ukrainën.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi dje një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, e cila përfshin tanke të modernizuara T-72 dhe raketa antiajrore Hawk.
Sipas njoftimit të Pentagonit, paketa e re përfshin gjithashtu 1100 drone Phoenix Ghost dhe financim për modernizimin e 250 automjeteve të blinduara M117.
Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh tha se SHBA dhe Holanda do të ndajnë koston e modernizimit të gjithsej 90 tankeve T-72 në Republikën Çeke, të cilat do t’i dorëzohen Ukrainës.
Nga ana e saj, Ministria Holandeze e Mbrojtjes njoftoi se paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën vlerësohet në 120 milionë euro, përfshirë 45 milionë për modernizimin e T-72.
Mesa kupthet lufta po intesinfikohet, nuk ka më tentativa për negociata, apo marrëveshje për paqe. Askush nuk tërhiqet më dhe kjo është veçse shkatëruese për ekonominë dhe popujt.