Gjak Artificial – Filloi të Testohet në Njerëz

Gjaku artificial i krijuar në laborator filloi të testohet tek njerëzit. Mjekësia mendon se është shpresë për miliona njerëz.

Shkencëtarët britanikë kanë bërë të ditur se kanë nisur studimin e parë në historinë e mjekësisë, në të cilin u transfuzojnë njerëzve gjak artificial për të parë sesi do të reagojë trupi i tyre.

Nëse është i suksesshëm, do të revolucionarizojë trajtimin e hemoglobinopative të tilla si, anemia mesdhetare dhe sëmundja draperocitare.

Personat me gjendjet e mësipërme shumë shpesh përballen me probleme në transfuzionet e tyre, pasi ka mungesë gjaku.

Sasitë e disponueshme varen gjithmonë nga vullnetarët e disponueshëm.

Aktualisht transfuzionet janë të kufizuara në një sasi minimale gjaku, rreth dy lugë gjelle.

Megjithatë, shkencëtarët shpresojnë se së shpejti do të kenë në duar të dhënat e nevojshme, në mënyrë që të kalojnë në sasi më të mëdha.

Gjaku artificial është prodhuar në laborator nga qelizat staminale të vullnetarëve. Qëllimi i zhvillimit të tij nuk është të zëvendësojë transfuzionet e gjakut nga dhuruesit vullnetarë të gjakut. Shkencëtarët fillimisht duan të prodhojnë grupe të rralla gjaku, për të cilat ka mungesë të vazhdueshme të dhuruesve të gjakut.

Transfuzionet e shpeshta të gjakut janë të nevojshme në disa pacientë. Këto përfshijnë ata që vuajnë nga hemoglobinopatitë, të tilla si anemia mesdhetare dhe draperocitare. Këta pacientë kanë nevojë rregullisht për gjak, për të mbijetuar. Nëse gjaku që ata marrin nuk përputhet me gjakun e tyre, trupi i tyre fillon ta refuzojë atë.

“Disa grupe gjaku janë shumë të rralla dhe nuk po flasim për ato katër bazë që bota i njeh”, tha Dr. Ashley Mark Toye, Profesor i Biologjisë Qelizore në Universitetin e Bristol. “Për shembull, për grupin e gjakut të Bombeit, është çështja nëse kemi apo jo dhjetë dhurues vullnetarë të këtij grup gjaku në të gjithë Britaninë.”

Ky grup njihet edhe si grupi i gjakut ‘hh’ ose ‘Oh’. Për herë të parë u zbulua në Indi, në qytetin me të njëjtin emër. Aktualisht janë vetëm tre njësi gjaku nga ky grup të ruajtura në Britani, siç raporton BBC.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

4 Skenaret për Ditën Tjetër në Kongresin Amerikan

Next Story

Kievi Godet Infrastrukturën e Rajoneve Ruse - Kherson & Donetsk Pa Ujë

Latest from Info

Perëndi, Biri!

Perëndia i Përjetshëm, Biri, u mishërua me emrin Jezu Krisht. Nëpërmjet Tij u krijuan të gjitha,