BE dhe SHBA Heqin Disa Sanksione me Rusinë

/

Pranim i zgjidhjes së çështjes së Ukrainës? SHBA dhe BE tërheqin sanksionet e fosileve dhe drithërave kundër Rusisë. Perëndimi dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, sepse “ekonomia botërore po shpërbëhet”.

Rusia arriti një sukses shumë të rëndësishëm diplomatik pasi Ministrit të Jashtëm rus në Samitin e G20, në Bali, iu njoftua nga OKB-ja, se SHBA dhe BE do të heqin sanksionet për eksportin e drithit dhe fosileve ruse në tregjet botërore, pasi kanë hartuar garanci me shkrim, të cilat ia kanë dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.A. Guterres.

Kjo tregon se ka presion të fortë në prapaskenë në të gjitha vendet perëndimore, për t’i dhënë fund disi, luftës në Ukrainë.

Drithërat dhe fosilet për vendet perëndimore luajnë një rol kyç, pasi qytetarët e tyre çdo javë përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, të rendit mbi 10%.

Supermarketi tani është shndërruar në një “vrimë të zezë”, të madhe për konsumatorët.

Lavrov deklaroi se për këtë ka marrë garanci nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Drithërat dhe fosilet ruse janë të kufizuara nga sanksionet perëndimore (përsa i përket tregjeve perëndimore, sepse në vende të tjera rusët shesin me shumicë) pasi eksportet e tyre në Perëndim janë kufizuar për shkak të aksesit në porte dhe se kreditë dhe sigurimet janë bllokuar.

Domethënë, ata që kryen vetëvrasje, ishin vendet perëndimore, të cilat kërkojnë një mënyrë fitimprurëse për të bërë importe të reja të fosileve dhe drithërave ruse.

Lavrov tha se Guterres po bënte gjithçka që mundej për të siguruar që kjo të konsiderohej nën iniciativën e Detit të Zi të nënshkruar në korrik, e cila i lejon Ukrainës të rifillojë dërgesat e grurit nga portet e saj jugore, pas disa muajsh bllokimi nga Rusia.

Lavrov tha se Guterres i tha atij se kishte marrë premtime me shkrim nga SHBA dhe BE, se do të zbatonin pjesën e marrëveshjes që ka të bëjë me eksportet ruse, në mënyrë që ata që merren me drithërat ruse, të mos sanksionohen.

Nëse këto premtime realizohen, atëherë do të hiqen të gjitha pengesat për eksportin e grurit dhe fosileve ruse, theksoi Ministri i Jashtëm rus.

Lavrov tha gjithashtu se, vendet perëndimore u përpoqën “të politizojnë” deklaratën e përbashkët të samitit të G20 në Bali.

Në draft deklaratën e liderëve të G20, të parë sot nga Reuters, thuhet se “shumica” e anëtarëve dënojnë kategorikisht luftën në Ukrainë dhe nënvizojnë se ajo po e bën ekonominë globale të brishtë.

Lavrov tha gjithashtu se Kievi refuzon të bisedojë me Moskën dhe po parashtron kushte joreale për paqen.

Në fakt, deklarata e përbashkët tregon vetëm një gjë se, ekonomia botërore nuk mund ta përballojë më luftën në Ukrainë dhe kostot që ajo sjell.

Prandaj ka presion nga kudo, edhe në SHBA, për të patur negociata mes Moskës dhe Kievit dhe për të gjetur një zgjidhje.

Në Perëndim, ata kishin bërë gabim duke i konsideruar ekonomitë e tyre më të mëdha se ato të Rusisë në aspektin financiar. Ky është fatkeqësisht rezultati, kur shoqëri të tëra kanë mësuar të jetojnë me numra imagjinarë dhe para “imagjinare”.

Ata kanë përshtypjen se realisht këto para “imagjinare” ekzistojnë.

Gabim, ajo që ekziston është energjia, lëndët e para dhe sigurisht ushqimi. Kush i ka këto ishte dhe do të mbetet i pasur, kush nuk i ka, haset me problem serioz shifrash imagjinare.

Por Kievi nuk duket i gatshëm të gjejë një zgjidhje, sepse do t’i duhet të dorëzojë shumë territore dhe jo vetëm Krimenë, por edhe sepse vetë Volodmir Zelenski pas një paqeje të tillë, nuk do të ketë më asnjë arsye të ekzistojë, për të mos thënë se duhet të jetë në gjykim.

Sigurisht, Ukraina nga një fitues i përkohshëm, mund të shndërrohet lehtësisht në një humbës përfundimtar, nëse Perëndimi vendos që nuk është e nevojshme të dërgojë sisteme armësh dhe mercenarë të tjerë perëndimorë në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Medvedev Deklaratë e Fortë Kundër OKB-së

Next Story

Perëndimorët në Garë për të Takuar Klaus Schwab në Samitin e G20

Latest from Info