Kievi Goditet me 85 Raketa (video)

/

Rusia iu “përgjigj” kërcënimeve të Ukrainës dhe Kievi u godit me 85 raketa (video).

Të paktën dy shpërthime u dëgjuan sot në Kiev. Godtitje gjithashtu në Kharkiv, Lviv dhe Odesa.

Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në Kiev sot, ndërsa tymi u pa mbi qytet, raportoi korrespondenti i Reuters në kryeqytetin ukrainas, ndërsa Rusia iu përgjigj kërcënimeve të Ukrainës duke shkatërruar 100 pajisje ushtarake dhe objekte të infrastrukturës së rëndë, 85 raketa zhytën kryeqytetin ukrainas në errësirë.

“Rreth njëqind raketa u lëshuan nga Deti Kaspik, rajoni (rus) i Rostovit dhe gjithashtu nga Deti i Zi”, theksoi Yuriy Ignat në televizionin ukrainas, duke sqaruar se “deri më tani, përdoren dronë sulmues (jo aeroplanë me pilotë)”.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, tha se armët e furnizuara nga Perëndimi dhe mercenarët e huaj janë objektiva prioritare për forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, këtë njoftoi edhe Agjencia Ruse e Lajmeve ‘Ria Novosti’.

Në të njëjtën kohë, Volodimir Zalenski thekson se priten edhe 20 sulme të tjera, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në vendstrehime.

“Të paktën gjysma e banorëve të Kievit janë pa energji elektrike pas sulmit masiv me raketa ruse”, tha kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitaly Klitsçko.

“Në kryeqytet të paktën gjysma e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike”, ka shkruar ai në Telegram. “Operatori kombëtar shkaktoi ndërprerje emergjente në të gjithë Ukrainën, kryesisht në Kiev, për të balancuar rrjetin.”

Shpërthimet u pasuan nga një alarm për sulm ajror në të gjithë Ukrainën, disa orë pasi presidenti Volodimir Zelenski foli nëpërmjet videotelefonit me udhëheqësit e grupit të vendeve të G20, që takohen këto ditë në Bali të Indonezisë.

Rusia iu përgjigj fjalimit të fuqishëm të Zelenskit në G20 me një sulm të ri raketor.

“A mendon dikush që Kremlini dëshiron vërtet paqe? Kremlini dëshiron vetëm nënshtrim. Por në fund të ditës, terroristët gjithmonë humbasin”, shkroi kreu i Shërbimeve Presidenciale Andrij Jermak në Twitter.

Në të njëjtën kohë, shpërthime nga sulmet me raketa ndodhën në Kharkiv, Lviv dhe Odesa, me zyrtarët lokalë që u kërkuan banorëve të qëndrojnë në vendstrehime.

Në këto qytete vërehen probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa raportohen dëmtime të infrastrukturës kritike në Zhitomir dhe Rivne.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Perëndimorët në Garë për të Takuar Klaus Schwab në Samitin e G20

Next Story

Evakuim i Ri Rus në Nova Kahkovka, Pasi u Jep Nënshetësinë Banorëve!

Latest from Info