Sunak turfullonte përpara Lavrov në takimin e G20, ndërkohë që kryeministri britanik parashktroi edhe 5 pika / çështje për liderët e G20.
Teksa lideri ukrainas Volodimir Zelenski i dërgoi botës mesazhin e tij përmes videotelefonatës, duke theksuar se nuk mund të ketë paqe nëse Rusia nuk i kthen të gjitha territoret ukrainase që ka aneksuar, banori i ‘Downing Street’ nuk i përmbajti fjalët e tij, duke parë të besuarin e Presidentit Putin të ulur në tryezën e bisedimeve.
Siç thekson gazeta britanike “Daily Mail”, për herë të parë një kryeministër britanik përballet me një zyrtar të lartë të Kremlinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe Sunak ka shfrytëzuar rastin.
Ai i shpjegoi ministrit rus Sergei Lavrov se “regjimi i Putin” e ka kthyer Rusinë në një “pare” ndërkombëtare, duke theksuar se qeveria e Londrës do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
“Është e mrekullueshme që Vladimir Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht në Samit”, nënvizoi Rishi Sunak dhe shtoi: “Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe nuk duhet të kërcënojnë se do të përdorin armë bërthamore”.
Vetëm disa orë para se të sulmonte verbalisht ministrin rus Sergei Lavrov, si përfaqësues i vendit të tij në G20, pasi Putin zgjodhi të mos merrte pjesë, kryeministri kanadez Justin Trudeau u kap në kamera duke shijuar një birrë me homologun e tij britanik.
Dy politikanët patën mundësinë të shkëmbejnë mendimet e tyre në kafenenë e njohur Bali “Bumbu Bali Arts Cafe”.
Sipas shtypit britanik, Sunak shpreson të përdorë të gjitha aftësitë e tij diplomatike për të bashkuar liderët e fuqishëm që marrin pjesë në Samit për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.
Duke bërë paraqitjen e tij të parë në skenën ndërkombëtare, kryeministri britanik paraqiti një plan veprimi ekonomik me pesë pika në G20.
Rishi Sunak do të bëjë thirrje për veprime të koordinuara globale për të adresuar paqëndrueshmërinë ekonomike ndërkombëtare dhe rritjen e kostos së jetesës, të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Siç raportohet nga BBC, Sunak do t’u kërkojë liderëve pjesëmarrës në G20 pëmbushjen e pesë pikave / çështjeve:
1: Mbështetja direkte e qeverisë aty ku është më e nevojshme. Përdorimi efektiv i mbështetjes së qeverisë për t’i dhënë përparësi grupeve më të cënueshme, si në vendet tona ashtu edhe ndërkombëtarisht.
2: Fundi i instrumentalizimit të prodhimit dhe shpërndarjes së ushqimit. Merrni masa të menjëhershme për të mbështetur tregtinë globale të ushqimit për të ulur koston e jetesës për të gjithë dhe për të shpëtuar jetën e atyre që janë në rrezik nga uria.
3: Rritja e sigurisë energjetike dhe reduktimi i varësisë energjetike nga Moska. “Bllokimi i Rusisë” mbi çmimet ndërkombëtare të energjisë duhet të marrë fund. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, po marrin përparësi investimet për përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ata që vazhdojnë të përdorin hidrokarburet për frikësim dhe detyrim.
4: Hapja e tregtisë botërore që përfshin promovimin e marrëveshjeve dypalëshe të tregtisë së lirë dhe reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë.
5: Siguroni financim të ndershëm dhe të besueshëm për të ndihmuar vendet në zhvillim në mënyrë të qëndrueshme. Sigurimi i sistemit financiar ndërkombëtar me fuqinë e nevojshme për të ndihmuar vendet në zhvillim të rriten pa u bërë të varura nga huadhënësit e tyre.
Kjo përfshin veprime të shpejta për të ndihmuar vendet e varfra të menaxhojnë më mirë barrën e tyre të borxhit dhe të ofrojnë një alternativë ndaj huamarrjes shfrytëzuese nga vendet në zhvillim.