Lukoil do të vazhdojë të operojë duke blerë naftë nga furnitorë të tjerë.
Qeveria italiane po përgatitet të shtetëzojë rafinerinë e kompanisë ruse të naftës Lukoil në Siçili.
Në fakt, çështja do të diskutohet në kabinet, e planifikuar për të enjten, siç raporton gazeta La Repubblica, duke cituar burime të përfshira në këtë çështje.
Lëvizja lidhet me embargon europiane ndaj naftës ruse në det, që do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor, pasi qeveria e Italisë kërkon të mbajë funksionimin e rafinerisë ISAB në Siçili dhe të shmangë rrezikimin e vendeve të punës ose uljen e kapacitetit të rafinimit të vendit, sipas Reuters.
Vihet re se njësia ISAB e Lukoil në Siçili përpunon 1/5 e naftës bruto të Italisë dhe punëson rreth 1.000 punëtorë.
Me marrjen përsipër të menaxhimit të rafinerisë nga qeveria italiane, njësia do të jetë në gjendje të vazhdojë funksionimin duke blerë naftë nga furnizues të tjerë, me agjencinë italiane të kreditimit të eksporteve SACE që ofron garancitë e nevojshme për bankat kreditore, shton La Repubblica.
Ministria e Industrisë e Italisë, sipas Reuters, nuk ishte menjëherë e disponueshme për të komentuar mbi këtë çështje.