10 Kushtet e Zelenskit për të Pushuar Luftën – “Jo” Tha Rusia!

/

“Është koha për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë”, tha Presidenti ukrainas Zelenski në Samitin e G20-s, por sqaroi se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje Minsk 3.

Fjalët e Zelenski në Samitin e G20 në Bali, sipas të cilave nuk do të ketë “Minsk 3”, “konfirmojnë mosgatishmërinë e tij për të negociuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit Peskov.

Ministri i Jashtëm rus S. Lavrov (pasi Putin nuk merr pjesë në Samitin e G20) njoftoi se ka pasur bisedime të shkurtra me presidentin francez dhe kancelarin gjerman në margjinat e Samitit të G20.

“Ata janë të vetëdijshëm se Ukraina po ngadalëson procesin e zgjidhjes së krizës, Ukraina i ka ndaluar negociatat me Rusinë, madje edhe në nivel legjislativ, me dekret të Presidentit Zelenski”, u tha Lavrov liderëve europianë.

Ndërkohë, nisma për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mori Erdogan, presidenti turk, i cili u takua me presidentin amerikan, i cili e uroi atë për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi dhe me presidentin francez Macron.

10 kushtet e Zelenskit për të pushuar Luftën:

Presidenti ukrainas V. Zelensky tha se është koha për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë, por Kievi nuk do të nënshkruajë marrëveshjet Minsk 3.

“Jam i bindur se tani është koha kur armiqësitë duhet dhe mund të ndalen”, tha ai në Samitin e G20, ku mori pjesë përmes video-konference.

Sipas tij, Kievi ka planin e tij për “zbatimin e formulës së paqes”, i përbërë nga dhjetë pika.

Midis tyre janë sigurimi bërthamor, ushqimor dhe energjetik, shkëmbimi i të burgosurve të luftës sipas formulës “të gjithë për të gjithë” dhe rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës.

Zelenski kujtoi se Kievi këmbënguli në garancitë ndërkombëtare të sigurisë dhe kishte hartuar një dokument përkatës. Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve të G20 të vlerësojnë elementin kyç të arkitekturës së sigurisë së pasluftës në zonën euro-atlantike, duke shtuar se rezultati kryesor, sipas perceptimit të Kievit, duhet të jetë nënshkrimi i një “traktati të sigurisë së Kievit”.

Sipas Zelenskit, Ukraina është e gatshme të nënshkruajë një të tillë në çdo kohë, “edhe këtë vit”.

Presidenti ukrainas kujtoi gjithashtu se Ukraina dëshironte të arrinte një mekanizëm ndërkombëtar për të kompensuar Ukrainën lidhur me humbjet e saj shkaktuar nga armiqësitë.

Zelenski përsërit nevojën për një Gjykatë Speciale Penale për Rusinë…

“Bota duhet të miratojë krijimin e Gjykatës Speciale për Krimet e Agresionit Rus në Ukrainë dhe të krijojë një mekanizëm ndërkombëtar për të kompensuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga kjo luftë.

Kompensimi në kurriz të aseteve ruse, sepse është agresori ai që duhet të bëjë gjithçka për të rivendosur drejtësinë që ai shkeli”, tha presidenti ukrainas në video-telefonatë, në Samitin e G20 në Bali, Indonezi.

***

Menjëherë pas këtij reagimi dhe këtyre deklaratave të Zelenskit, përkrah një sërë kërkesave të tij të renditura për perëndimorët, Rusia sulmoi Kievin dhe zona të tjera në Ukrainë, si kurrë më parë.

Këto përgjigje të drejtpërdrejta të Rusisë janë më shumë se imponuese dhe hakmarrëse, paralajmëruese për çdo veprim në të ardhmen nga palët që ndodhen përballë saj.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sunak Sulmon Ashpër Ministrin e Jashtëm Lavrov

Next Story

"Rrufe në Qiell të Hapur" për SHBA - Kompani Ruse e Software Penetroi në Qeverinë & Ushtrinë Amerikane

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe