Pelosi Kërkon një Tjetër “IMPEACHMENT” për Presidentin Trump, për të Ndalur Emërimin e Kreut të Gjykatës Supreme!

Të majtët nuk i ndal asgjë për ta kaluar sërish Presidentin Trump në një tjetër “impeachment”. Nuk mësuan asgjë nga përpjekja e tyre e parë, vallë?

Si mundet që Nancy Pelosi të kalojë në një tjetër “impeachment” një President që nuk ka bërë asnjë gabim dhe asnjë shkelje, si dhe që ka patur veçse suksese?

Nancy Pelosi dhe partia e saj e korruptuar mund të shkelin çdo vijë të kuqe dhe po dëshmojnë se marrëzia e tyre nuk ka kufij, ndaj do të bëjnë gjithçka për të ndalur progresin e Amerikës, si dhe për ta kthyer Amerikën në një vend që po i përngjan Shqipërisë, për nga sjelljet politike dhe elektorale.

Janë duke kërcënuar tashmë Presidentin Trump me një “IMPEACHMENT” tjetër, pikërisht sepse Presidenti Trump është duke bërë punën, duke plotësuar vendin vakant në krye të Gjykatës Supreme, pas vdekjes së kreut të saj, me një tjetër person.

Moçali i Departamentit të Shtetit dëshiron sërish “impeachment”.

Elita e Hollywood-it dëshiron sërish “impeachment”.

‘The Fake News’ dëshirojnë sërish “impeachment”.

‘Deep State’ dëshiron sërish “impeachment”.

Këta më sipër urrejnë idenë që në krye të Shtetit Amerikan të jetë Trump, si dhe janë bëre mëse agresivë me të gjithë ata që e mbështesin, duke u përpjekur që ta kthejnë Amerikën dhe gjithë botën në kolaps, vetëm e vetëm për të ndalur rizgjedhjen e Presidentit.

Por Amerika i përket popullit të saj dhe askujt tjetri.

Hijenat majtiste dështuan me “impeachment”-in e parë, mesa duket duan të dështojnë sërish, por dëshirojnë mbi të gjitha që ta kalojnë Amerikën në ngërçe politike dhe funksionale.

Sot, më shumë se kurrë, të djathtët dhe populli amerikan duhet të jenë së bashku, për të shpëtuar Amerikën nga kthetrat e majtizmit radikal. Mesa shfaqin, radikalët e majtë nuk do të ndalen së bëri luftë të pandershme, për të rrëmbyer pushtetin.

Por kurrë nuk kanë për t’ia arritur! Kurrë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Meta & Rama po Rendin të Bëjnë Zgjedhje Parlamentare në Nëntor 2020!

Next Story

Koalicioni i Financuar nga Soros që Komploton Anarkinë e Ditës së Zgjedhjeve, për të Mosnjohur Fitoren e Trump!

Latest from Opinione