NY Times: “Videoja e ekzekutimit gjakftohtë të 10 ushtarëve rusë është e vërtetë”.
A po e braktis SHBA-ja Zelenskin?
“Flamuri” i Media-s demokratike akuzon Kievin për një “krim të tmerrshëm lufte”.
Klima në Mediat perëndimore tani po ndryshon dhe promotori mediatik i demokratëve “New York Times”, në raportin e tij konfirmon vrasjen e 10 robërve rusë të luftës, në Makeyevka, nga ushtarë të forcave të armatosura ukrainase.
“Autenticiteti i videove është verifikuar nga “New York Times” dhe videot tregojnë një moment të tmerrshëm në konflikt”, shkruan NYT.
Redaktorët e NYT kryen një analizë të vazhdueshme të videos dhe arritën në përfundimin se luftëtarët rusë u kapën nga ukrainasit, të cilët vendosën t’i vrisnin, duke kryer kështu një krim lufte që duhet të hetohet.
“Duket se shumica e tyre janë qëlluar në kokë”, tha Dr. Rohini Haar, këshilltar mjekësor i Mjekëve për të Drejtat e Njeriut.
“Ka pellgje gjaku. Kjo tregon se ata u lanë atje për të vdekur. Nuk dukej se u bë asnjë përpjekje për t’i transportuar apo ndihmuar.”
Dr. Haar vëren se kur ushtarët rusë u dorëzuan, ata ishin shtrirë pa armë, me krahët e shtrirë ose pas kokës: “Ata konsiderohen në të vërtetë robër lufte”.
Gazeta citon madje edhe videon e shfaqur si një video horror.
Në SHBA, pas përpjekjes së Presidentit ukrainas V. Zelenski, për të bindur NATO-n dhe SHBA-në, se raketa që goditi Ukrainën dhe vrau dy persona, ishte ruse, qeveria Biden tani është nën presion të madh jo vetëm nga republikanët që marrin gjithashtu kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, por edhe nga demokratët.
Të gjithë janë të zemëruar me V. Zelenski, megjithëse duhet të dinë paraprakisht se kush është Presidenti ukrainas, i cili për t’i shërbyer axhendës së tij, nuk e ka problem ta tërheqë planetin në një Luftë të Tretë Botërore.
Ajo që i zemëroi edhe më shumë ishte kur pas njoftimit amerikan dhe NATO-s se raketa ishte ukrainase, V. Zelenski këmbënguli se ishte ruse!
Natyrisht, krime të tjera lufte janë bërë nga ukrainasit, por më parë amerikanët e Joe Biden “nuk i panë”, ose më mirë nuk donin t’i shihnin.
Por tani shoqëritë perëndimore dhe amerikanët janë në “hekura” me koston e luftës në Ukrainë, të cilën ata e kanë paguar veten.
Media perëndimore kishte bindur publikun se ekonomia ruse do të shëmbej shumë lehtë dhe Moska do ta humbiste shumë lehtë luftën. Por kjo nuk po u rezulton të ndodhë.
Sigurisht, asgjë nga të dyja nuk ndodhi dhe në fakt ekonomitë perëndimore u shembën për arsyen e thjeshtë se ekonomia ruse është një ekonomi e vetëmjaftueshme dhe e mbyllur, ndërsa ekonomitë perëndimore bazohen në blerjen e energjisë së nevojshme, lëndëve të para dhe ushqimit nga të tjerët dhe mbi prodhimin e parave imagjinare / dixhitale.
Zakonisht kur shpërthen një konflikt ai që zotëron gjëra reale mbijeton më së miri.
Për këtë arsye, administrata Biden është e detyruar të fillojë tani të ushtrojë presion mbi ukrainasit për të negociuar.
Ata e dinë që rusët nuk do të tërhiqen nga territoret që kanë inkorporuar, ndërkohë që ka shumë dyshime se mënyra sesi u tërhoqën nga Kherson ishte më shumë një gjest vullneti i mirë ndaj Perëndimit, sesa ndaj ukrainasve, përveçse edhe një taktikë lufte.