Mikonos – Sa Përllogaritet Shuma në Euro e Narkotikëve në Sezonin e Verës

/

Gazetarë investigativë të Greqisë kanë kalkuluar shumën e xhiros që vjen nga shitja e substancave narkotike, kryesisht kokainës, në ishullin Mikonos, gjatë sezonit të verës.

Pas investigimeve të një grupi gazetarësh të guximshëm, vetëm në ishullin e Mikonos qarkullojnë 4 miliardë euro në sezonin e verës.

Mes qarqeve kriminale të tregtimit të substancave narkotike nuk mbeten jashtë investigimeve edhe shqiptarët, tregtarë/trafikantë të narkotikëve.

Para e zezë, ekonomi e nëndheshme, që po prek kufijtë e imagjinatës së filmave të Netflix.

Trafikimi bëhet kryesisht në lokalet e mëdha të natës, lokale luksoze ku qarkullojnë individë nga e gjithë bota, emra të njohur dhe të panjohur, si dhe në hotelet dhe mezonetat luksoze të ishullit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

432Hz vs 440Hz - Efekti i Muzikës në Vetëdijen & Shëndetin e Njeriut

Next Story

Të Sëmurët Psiqikë & Biçikleta

Latest from Info