Kolapsi Gjerman – Çfarë Ndodh me Kompanitë?

/

Kolapsi gjerman çon një në katër kompani të transferojë prodhimin në vendet e treta, për shkak të kostove të energjisë!

Olaf Scholz arriti “të fshijë”, të dërmojë ekonominë gjermane brenda një viti.

Një në katër kompani gjermane po planifikon të transferojë prodhimin në vende të tjera në mes të krizës energjetike, tha për agjencinë e lajmeve Die Welt am Sonntag, Tanja Gönner, CEO e Federatës së Industrive Gjermane (BDI).

Ky zhvillim shfajëson ata që besojnë se industria europiane është gjetur mes lumit dhe humnerës për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe mungesës së paprecedent të solidaritetit nga SHBA, e cila po përfiton në kurriz të vendeve europiane.

Gjëja e çuditshme është natyrisht, pse bizneset besuan tek BE-ja dhe veçanërisht tek Gjermania dhe kishin edhe bindjen që gjërat nuk do të zhvilloheshin kështu! Ja që aftësia parashikuese dhe vlerësuese ka qenë e mangët.

“Çmimet e larta të energjisë dhe dobësimi i ekonomisë po godasin ekonominë gjermane me forcë të plotë dhe po u vënë një barrë të rëndë kompanive tona në krahasim me vendet e tjera. Modeli gjerman i biznesit është nën presion të jashtëzakonshëm. Një në katër kompani gjermane po mendon të lëvizë prodhimin jashtë vendit, tha Gönner.

Për më tepër, shkatërrimi i gazsjellësit Nord Stream nënkupton fundin e energjisë së lirë nga Rusia pas dekadash.

Ishte pikërisht çmimi preferencial i gazit që Gjermania merrte nga Rusia që ndihmoi ekonominë e saj të galoponte në një superfuqi ekonomike.

Në një moment, Olaf Scholz dhe Analena Burbock do të duhet të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e vetëdijshme për të shkatërruar fuqinë ekonomike të Gjermanisë dhe për ta bërë atë një shtet satelit të SHBA-së, pasi pasojat e politikës antiruse ishin të njohura shumë kohë përpara se të ndodhnin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pse Kinezët Mbajnë Letra të Bardha A4 në Protestat Kundër Lockdown-it? - Çfarë simbolizon?

Next Story

Parashikim Makth për Çmimin e Gazit në Europë

Latest from Info