Më Shumë se 700 Komando Ukrainase po Përgatiten të Sulmojnë Termocentralin Bërthamor në Zaporizhia

/

Rusi deklaron se: “Më shumë se 700 komando ukrainase po përgatiten të sulmojnë termocentralin bërthamor Zaporizhia”.

Priten beteja të ashpra, sipas burimeve zyrtare të Federatës Ruse.

Më shumë se 700 komando ukrainase janë aktualisht në pjesën e kontrolluar nga Kievi, të rajonit të Zaporizhia, tha komandanti rajonal i emëruar nga Moska, Vladimir Rogov.

“Më shumë se 700 ushtarë nga forcat e operacioneve speciale ukrainase janë vendosur në rajonin e Zaporizhia. Ata janë trajnuar për të kaluar lumin Dnieper, për të zbarkuar një forcë sulmuese dhe për të kapur objekte të mëdha industriale dhe centralin bërthamor”, tha zyrtari rus.

Megjithatë, ai argumentoi se sulmet e Rusisë në depot e municionit ukrainas “prishnin këto plane të ushtrisë ukrainase”.

Nga ana e tyre, forcat ukrainase shkatërruan një urë hekurudhore pranë fshatit Starobohdanivka në rajonin Zaporizhia, të cilën rusët po e përdornin për të shpërndarë pajisje dhe armë ushtarake për trupat ruse të vendosura në pjesën tjetër të territoreve të okupuara të Ukrainës, sipas Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.

Dje, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se nuk ka dyshim se forcat ruse do të tërhiqen nga centrali bërthamor. Moska i mohoi këto pretendime dhe deklaroi se centrali bërthamor mbetet nën kontrollin rus dhe nuk ka plane të tërhiqet nga Enerhodar dhe të braktisë centralin bërthamor.

1 Comment

  1. I’m excited to find this page. I wanted to thank you for ones time just for this wonderful read!!
    I definitely really liked every little bit of it and i also have you book-marked
    to see new stuff in your site.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Harari: "Të Gjithë do të Jetoni në Realitetin Virtual - Kjo Është Ringjallja që do të Thoshte Krishti!"

Next Story

Gjermani: Një Organizatë e Armatosur Planifikoi të Rrëzonte Qeverinë & të Rrëmbente Ministrin e Shëndetësisë

Latest from Info