Nuk do të ketë Ukrainë Perëndimore! Thjesht nuk do të ketë Ukrainë!
SHBA nuk po i bën luftë vetëm ukrainasit të fundit, por edhe fabrikës së fundit gjermane!
Në një analizë të gjithçkaje që ndodh qeveria amerikane është gati të sakrifikojë jo vetëm ukrainasin e fundit në fushën e betejës kundër Rusisë, por edhe fabrikën e fundit gjermane.
Rusia e bëri të qartë pozicionin e saj në dhjetor të vitit 2021. I ftoj të gjithë të rilexonin projekt-marrëveshjet që Rusia vendosi në tryezë më 17 dhjetor 2021 dhe ishin projekt-marrëveshje, nuk ishin sugjerime. Këto ishin pozicione ruse të mirëkoordinuara që ishin menduar mirë dhe që thoshin: “Na futët në qoshe dhe kaq. Kjo është përpjekja jonë e fundit. Duam të shmangim një luftë pikërisht këtu”. Mesa duket askush nuk i mori seriozisht, përveç ish Kancelares gjermane Angela Merkel.
Rusët i thanë Perëndimit: “Lexojini dhe le të flasim seriozisht për këto. Nëse nuk e bëni, do të ketë një zgjidhje teknike ushtarake”. Europa dhe Amerika i injoroi rusët sërish.
Rusia nuk i tërhoqi kurrë këto propozime nga tavolina. Këto fjali besoj se janë finalja e komunikimit të Rusisë me Europën dhe SHBA-në. Kjo është arsyeja pse nuk besoj se do të ketë një paqe, si dhe nuk besoj se do të ketë një Ukrainë perëndimore.
Nëse Rusia lejon që një Ukrainë perëndimore të mbijetojë pas kësaj lufte, atëherë Rusia do ta ketë humbur luftën.
Nëse Rusia lejon që pas kësaj të mbijetojë një paqe, por e paqëndrueshme në thelb, atëherë Rusia do ta ketë humbur luftën.
Një fitore për Rusinë është marrëveshja që ata vendosën në tryezë në dhjetor 2021, një kornizë e re sigurie europiane që respekton interesat ruse të sigurisë kombëtare, që respekton faktin se Rusia ka një interes legjitim në atë që ndodh në kufijtë e saj.
Rusia do i shkatërrojë bandar ukrainase naziste dhe do ta shtypë nacionalizmin ukrainas perëndimor. Kjo është e vetmja mënyrë që Rusia të arrijë fitoren.
Francezët dhe gjermanët kanë filluar të zgjohen se armiku nuk është në Lindje. Armiku është në Perëndim. Nuk janë rusët ata që po shkatërrojnë ekonominë e tyre, janë amerikanët ata që po shkatërrojnë ekonominë e tyre! Amerikanët po vjedhin industritë gjermane dhe europiane, duke rritur çmimet dhe duke shkatërruar gjithçka në zinxhirin e prodhimit dhe përpunimit!
Të vetmit që janë të bashkuar janë “brejtësit” që jetojnë në Poloni dhe vendet balltike, të cilët duken shumë të lumtur për të vrapuar drejt “shkëmbit” rus.
Nuk ka unitet europian. Në Europë ka dhe do të ketë edhe më shumë kaos dhe konflikt, kryesisht mes vendeve të BE-së/
Ajo që po ndodh në Ukrainë është një krim lufte, një krim lufte i kryer nga Perëndimi dhe jo nga rusët!
Anglo-saksonët kanë vënë në shënjestër Gjermaninë dhe ekonominë gjermane. Nëse ende keni dyshime, edhe pas 10 muaj betejash, ndoshta duhet të prisni kohën t’ju kalojë përpara sysh dhe të shikoni me fakte që anglo-saksonët synojnë shkatërrimin edhe të fabrikës së fundit gjermane, në rastin më të mirë “të arratisjes” së industrisë nga Gjermania drejt Amerikës apo vendeve në zhvillim.