Lavrov: “Politikat Perëndimore Rrisin Rrezikun e “Konfliktit Mes Fuqive Bërthamore, me Pasoja Katastrofale!”

/

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se NATO-ja përbën një “kërcënim serioz” për Rusinë, duke argumentuar se politikat perëndimore rrisin rrezikun e një “konflikti të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofale”.

Lavrov shprehu gjithashtu keqardhjen që Uashingtoni refuzoi bisedimet me Moskën për “stabilitetin strategjik” dhe një sërë çështjesh që lidhen me armët bërthamore.

Kreu i diplomacisë ruse theksoi se pa bisedime të drejtpërdrejta mes dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, rreziku për sigurinë globale do të rritet.

Ministria e Jashtme ruse mbrojti sulmet e Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, për të cilën Kievi dhe Perëndimi thonë se përbëjnë një krim lufte që synon të shkaktojë dhimbje tek civilët, duke ndërprerë ngrohjen, energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë.

“Ne po godasim objektet energjetike (në Ukrainë) që ju lejojnë ju (Perëndimit) të derdhni armë vdekjeprurëse në Ukrainë për të vrarë rusët” tha Lavrov.

“Pra, mos thoni që SHBA dhe NATO nuk janë të përfshirë në këtë luftë, ju jeni të përfshirë drejtpërdrejt. Duke përfshirë jo vetëm furnizimin me armë, por edhe trajnimin e personelit, ju po stërvitni ushtrinë (ukrainase) në tokën tuaj”, tha më tej ai.

Sergej Lavrov akuzoi gjithashtu NATO-n për nxitje të tensioneve pranë Kinës në një mënyrë të tillë që përbën kërcënim për Rusinë.

“Ne e dimë se sa seriozisht i merr Kina sfida të tilla, për të mos përmendur Tajvanin dhe ngushticën e Tajvanit dhe ne e kuptojmë që NATO-ja duke luajtur me zjarrin në ato zona, paraqet kërcënime dhe rreziqe për Federatën Ruse. Është po aq afër brigjeve dhe deteve tona sa është territori kinez”, theksoi Lavrov.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kundërpërgjigje Ruse me më Shumë se 100 Raketa - Odessa Rrafshohet - Ukraina Pa Ujë & Elektik (video / foto)

Next Story

Politico: NATO po Përgatitet për Luftë Kibernetike Gjithëpërfshirëse me Rusinë!

Latest from Info