Punonjësit e “New York Times”në Grevë për Herë të Parë pas 40 Vitesh

/

Rritja e pagave dhe politika për punën online janë kërkesat e punonjësve.

Punëtorët në “The New York Times” janë në grevë për herë të parë në 40 vite, me sindikatat e tyre që po përmendin “dështimin e kompanisë për të negociuar me mirëbesim” mbi marrëveshjen e re të kontratës kolektive.

Punëtorët, më shumë se 1.100, janë në grevë në redaksinë e gazetës, si dhe punëtorë të tjerë që i përkasin sindikatës New York News Guild i kishin dhënë kohë kompanisë deri dje, më 8 dhjetor, për të rinovuar kontratën kolektive, e cila skadoi në mars 2021.

Redaksia

Punëtorët në The New York Times janë në grevë për herë të parë në 40 vite, me sindikatat e tyre duke përmendur “dështimin e kompanisë për të negociuar me mirëbesim”.për kontratën kolektive.

Kjo grevë 24-orëshe është e para nga punëtorët në gazetën kryesore të SHBA-ve që nga fillimi i viteve 1980 dhe siç raportohet nga APE-MPE, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që është përhapur në të gjithë SHBA-në, me punëtorë në kompani të ndryshme si, Amazon, Starbucks dhe Apple të organizohen në një përpjekje për të kundërshtuar “praktikat e padrejta të punës”.

Në një postim në Twitter dje, NewsGuild tha: “Më shumë se 1.100 punëtorë në The New York Times janë zyrtarisht në grevë, mobilizimi i parë i tillë i gjerë në kompani në 4 dekada. Nuk është kurrë një vendim i lehtë të hiqni dorë nga puna që ju pëlqen, por anëtarët tanë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të patur një redaksi më të mirë për të gjithë.”

Në një deklaratë kompania shprehu “zhgënjimin” e saj për “këtë veprim ekstrem kur nuk kemi mbërritur në ngërç”.

“Të dy palët patën disa bisedime të martën dhe të mërkurën, por mbeten në mosmarrëveshje për çështje të tilla si: rritja e pagave dhe politika e punës online”, raportoi Associated Press.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Turqi: Zjarr në Hotelin Luksoz "Kempinski"

Next Story

Piloti Ukrainas Bëri Selfie i Mbuluar në Gjak Teksa Rrëzohej

Latest from Info