Parlamenti Ukrainas Kaloi Ligjet për Anëtarësimin në BE

/

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar të gjitha ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit me Kievin, njoftoi kryetari i parlamentit.

Komisioni Europian i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat në qershor me kusht që Kievi të prezantojë masat e nevojshme legjislative dhe politike dhe më pas t’i zbatojë ato.

Këtu përfshihet legjislacioni për procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, forcimi i luftës kundër korrupsionit, harmonizimi i legjislacionit të Media-s me të dhënat europiane, mbrojtja e pakicave kombëtare.

Ukraina sot në situatë lufte Gjykatën Kushtetuese e ka tërësisht në duart e regjimit të Kievit.

Korrupsioni e ka emrin ndihma dhe armatime, ku askush nuk kontrollon absolutisht asgjë, pasi gjithçka është monopol në duart e Zelenskit.

Media të pavarur nuk ka, janë mbyllur të gjitha Media-t opozitare dhe jo vetëm. Në Ukrainë funksionon vetëm kanali shtetëror, kanali që kontrollohet nga Zelenski.

Për mbrojtje të pakicave nuk bëhet më fjalë, sepse për të drejtat e rusishtfolësve filloi dhe po bëhet lufta.

Pra, sa më sipër është një fasadë dhe një shkelje flagrante e proçedurave për anëtarësim në BE, fakte para të cilave BE po mbyll sytë, për të arritur qëllimin e saj, që në thelb po vetshkatërrohet dhe po shkakton konfliktin më të madh në Europë pas 75 vitesh.

“Mund të themi me siguri se Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas) përfundoi punën që duhej të bënte dhe miratoi të gjitha ligjet e nevojshme sistematike duke përmbushur rekomandimet e Komisionit Europian”, tha Presidenti Ruslan Stefanchuk në deklaratën e tij.

Komisioni Europian do të monitorojë progresin e Ukrainës në zbatimin e hapave të propozuar dhe do t’i vlerësojë ato në fund të vitit 2022.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha gjatë vizitës së saj në Kiev në shtator se ishte e impresionuar me shpejtësinë me të cilën Ukraina po avancon procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ursula është e impresionuar sesi Zelenski ka shpartalluar dhe ka nxjerrë të paligjshme të gjitha partitë e tjera opozitare, sesi i ka mbyllur të gjitha Media-t, sesi asgjësoi minoritete, pakica dhe komunitete dhe sesi niveli i korrupsionit tashmë është edhe i pakontrollueshëm? Absurde!

Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit pritet të jetë e gjatë dhe procesi i anëtarësimit do të zgjasë një dekadë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rama Garon me Kandidatë të Rinj në Bashkitë e Mëdha

Next Story

Erdogan Spastroi Imamoglun: U Dënua me më Shumë se Dy Vite Burg & Privim nga të Drejtat Civile

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një