Rusia po Pajis Vendstrehimet në Apartamentet & Qendrat Tregtare në Periferi të Moskës

/

Çfarë thanë autoritetet ruse?

“Autoritetet po pajisin vendstrehimet në ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare në rajonin e Moskës”, tha kreu i administratës rajonale të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, Sergei Poletikin, në një seancë plenare të Dumës së Rajonit të Moskës.

Deputeti Oleg Emilyanov e pyeti Poletikin gjatë seancës plenare për gjendjen e vendstrehimeve në rrethin Ramesnki, pasi ai pretendoi se disa vendstrehime janë në një “gjendje katastrofike”.

Poletikin u përgjigj duke thënë se “strehëzat në ndërtesat e banimit” në lidhje me ngjarjet që ndodhin tani në Ukrainë, “sigurojnë mbrojtje për popullsinë nga raketat, bombat dhe sulmet e artilerisë. Këto punime kryhen në të gjitha pallatet nga sektori i shërbimeve publike dhe duhet të përfundojnë brenda datës 25 dhjetor. Ky është vendim i stafit operativ”.

Rusia: Mbrojtja për 15 milionë banorë.

Ai tha se vendstrehimet në ndërtesat e banimit dhe qendrat tregtare mbrojnë deri në 15 milionë banorë dhe shtoi se autoritetet kanë vendosur të mos vendosnin tabela me adresat e sakta të vendstrehimeve, në mënyrë që të mos “merzitnin publikun”.

Vendstrehimet do të kenë priza elektrike, drita, ujë të pijshëm dhe një vend qëndrimi. Sipas Ministrisë së Emergjencave, nuk do të mund të kalohet më shumë se një orë në zonën e strehimit.

Në nëntor, në më shumë se tre mijë shtëpi në Novokuznetsk u vendosën shenja që tregonin vendndodhjen e vendstrehimeve. Shumica e vendstrehimeve janë të vendosura në bodrumet e ndërtesave të banimit.

Gjithashtu, nënkryetari i bashkisë së Belgorodit, Valentin Demidov, premtoi të publikojë një hartë interaktive të vendstrehimeve dhe të vendosë tabela në të gjithë qytetin me adresat e vendstrehimeve më të afërta.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shqetësim për 'Gripin e Devesë' pas Kupës së Botës - 3 Futbollistë Francezë të Infektuar

Next Story

Media-t Greke të Alarmuara me Hartën që Mbajnë në Duar Kryeministri & Presidentja e Kosovës

Latest from Info