Frika nga Dhimbja e Çon Njerëzimin në Situata të Rrezikshme Diabolike

Fobia që është zhvilluar vitet e fundit ka ndezur apo aktivizuar një neurozë të rrezikshme sociale, e cila minon sensin e përbashkët, minon logjikën e përbashkët, atë logjikën kolektive për vendime kolegjiale, por që forcojnë individin.

Në dekadat e fundit, përpjekjet e shoqërisë janë zhvendosur nga mbrojtja e jetës së të pafajshmëve, në eliminimin e vuajtjeve. Ky mund të mos duket si një ndryshim i madh, por si një spostim i lehtë në atë se ku e vendosim theksin. Por në thelb është diabolike dhe ndodh tani, në kogët tona. Megjithatë, fobia që është zhvilluar ka ndezur një neurozë të rrezikshme sociale, e cila minon logjikën e shëndoshë, frikë permanente, sinonim i pasigurisë, anormalitetit dhe dhunës së ligjeve / shtetit.

Frikë dhe dhimbje e injekltuar nga një axhendë diabolike me tema/çështje si:

Ripërcaktimi / Ndryshimi i Gjinisë

Le të fillojmë me panikun moral të transgjinorizmit. Në emër të eliminimit të vështirësive me të cilat përballen fëmijët me disfori të gjinisë 1, etika mjekësore që parashtron parandalimin e së keqes anashkalohet dhe pasojat e atyre metodave që realisht aplikohen janë në dëm të vetë pacientëve që kanë nevojë për ndihmë.

Tipike janë pretendimet e organizatave, si për shembull e Administratës Biden apo pretendimet që vijnë nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë se, fëmijët që nuk ndjehen rehat me gjininë e tyre, ose ndryshe e thënë, që nuk identifikohen me gjininë e trupit të tyre, duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve edhe drastike: marrje hormonesh, receta medikamentale që bllokojnë progresin e pubertetit, madje edhe procedura kirurgjikale si mastektomitë tek vajzat 12-17 vjeç dhe kastrimi, duke i dënuar këta fëmijë në një jetë me infertilitet dhe mosfunksionim seksual. Shteti i Kalifornisë është prekur aq shumë nga kjo ideologji sa ka miratuar një ligj që e bën atë një azil të mirëfilltë për ata që duan të ndryshojnë gjininë e tyre.

Mbrojtësit e ndryshimit të gjinisë justifikojnë marrjen e masave drastike, duke argumentuar se kjo i ndihmon fëmijët të mos vuajnë emocionalisht dhe redukton shumë vetëvrasjet e adoleshentëve. Por vlera e këtyre argumenteve është e dobët, pasi anashkalohet fenomeni i riidentifikimit, në të cilin të rinjtë kalojnë, pas përfundimit të pubertetit zakonisht, teksa kuptojnë, pranojnë dhe identifikohen me gjininë e trupit të tyre.

Në të njëjtën kohë, vendet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Suedia dhe Finlanda ndaluan promovimin e ndryshimit të gjinisë, me arsyetimin se a) konfuzioni gjinor është i zakonshëm tek të miturit dhe shpeshherë kalimtar, b) nuk ka prova të mjaftueshme në dobi të njerëzve që i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore dhe c) rriten gjasat për të shkaktuar dëm (Sistemi Kombëtar i Shëndetit Britanik).

Nga ana tjetër fatkeqësisht, revistat kryesore mjekësore në SHBA preferojnë të injorojnë polemikat dhe të pretendojnë se nuk ka mendime të ndryshme për këtë çështje, duke publikuar njërin artikull pas tjetrit, në favor të ndryshimit të gjinisë.

KJO NUK DUHET TË NDODHË! Por këtë e kanë në axhendën e Rendit të Ri. Një temë që dekada më parë as nuk diskutohej, as nuk parashtrohej si çështje për zgjidhje, sepse kush ndihej se dëshironte marrëdhënie me të njëjtin seks mund ta kryente si individ i lirë, i një shoqërie që jetën private e mbron me ligj. Kjo që sapo shkrova rrëzon çdo alibi për të drejta, apo diskriminim.

Eutanazia

Tani le t’i hedhim një vështrim temës së eutanazisë. Ligjet që mbështesin këtë akt synojnë të eliminojnë vuajtjet duke eliminuar atë, personin pra, që përjeton dhimbjen. Thuhet se vetëvrasja e asistuar është e kufizuar në rastet kur nuk mund të bëhet asgjë tjetër për të përballuar dhimbjen apo vuajtjen dhe se ka udhëzime strikte për të na mbrojtur nga abuzimi me këtë masë. Këto janë fjalë ajri, përveçse diabolike.

Në Belgjikë, Holandë dhe Kanada ideja e eutanazisë është aq e përhapur saqë vdekja me ndihmën mjekësore është e ligjshme për personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe në rastin e dy vendeve të para edhe për të sëmurët mendorë (Kanadaja synonte të miratonte ligjin për eutanazinë e të sëmurëve mendorë në muajin mars, por për momentin ka pezulluar proçedurat).

Ndërkohë, kombinimi i eutanazisë me marrjen e organeve lejohet në të tre vendet dhe promovohet në atë masë sa në Ontario të Kanadasë agjencia përkatëse kontakton personin që do të eutanizohet për të kërkuar organet e tij. Në shtetet amerikane ku eutanazia është e ligjshme, ata ende nuk po bëjnë hapa të tillë. Por, pacientët mund të marrin recetën fatale përmes video-konferencës dhe në Oregon, kohët e fundit u hoqën kufizimet e lokalitetit, duke i hapur rrugën zhvillimit “të turizmit vetëvrasës”.

DUHET TË KETË SHTET DHE KUJDES DHE JO EUTANAZI. Fonde të shpërdoruara për diabolizma, të vihen në shërbim të njerëzve më të dobët, të atyre që vuajnë, për të mos i dhënë fund vuajtjes mes vdekjses, por duke i dhënë rëndësinë e duhur njeriut mes përkujdesjes për sa më pak dhimbje.

Abortet

Për këtë çështje të veçantë, opinionet janë absolute dhe ndonjëherë ekstreme. Në disa shtete, për të mos vuajtur gratë që nuk donin shtatzëninë e tyre, aborti lejohet edhe pak para lindjes. Domethënë fundi i një kënaqësie dhe mungese kujdesi, nënshkruhet me një vdekje.

Por ka një pjesë të njerëzve që aborti i shqetëson drejtpërdrejt dhe u shkakton dhimbje, sepse foshnjat e palindura, të cilat sipas zbulimeve të shkencës e ndjejnë dhimbjen që në fazat e para të shtatzënisë, por ky grup njerëzish në shumë vende thuajse nuk merren fare parasysh në këtë diskutim.

JO ABORTIT QË VRET NJË QËNIE TË PAFAJSHME. Padyshim, ka raste të përdhunimit, apo të një fataliteti që konstaton mjekësia gjinekologjike dhe në këto raste çështja diskutohet deri dhe në pranim abortimi, por kurrësesi në ndonjë rast tjetër, teksa zhvillimet e mjekësisë mund të na japin hapësirën e duhur për të shmangur shtatëzani të padëshiruara.

KUSH ABORTON PA MË TË VOGLIN DYSHIM KA BËRË KRIM MES NJË JETE TË HUMBUR.

Të drejtat e kafshëve

Sa mund të shtrembërohet dhe të shndërrohet në diçka të paarsyeshme dhe të dëmshme një dëshirë në dukje fisnike, eliminimi i vuajtjeve të bashkëqytetarëve tanë në këtë rast, kur kjo del jashtë masës dhe arrin në ekstreme?

Lëvizja Vullnetare e Zhdukjes së Njeriut për shembull, dëshiron që speciet njerëzore të vuajnë fatin e dinosaurëve. Një profesor, i konsideruar si një emër i madh në fushën e tij, shkroi në blogun “Journal of Medical Ethics” se “është më mirë të zhduken qeniet njerëzore, për të shpëtuar miliarda njerëz të palindur nga mjerimi dhe dhimbja. Shkalla e dhimbjes argumenton shmangien e jetës në radhë të parë”.

Ekzistojnë edhe të tillë njerëz, me të tilla ide, që nuk lënë vend për hir Perëndie.

Tendenca për të eliminuar dhimbjen nuk është e kufizuar në sferën njerëzore. Kohët e fundit u botua një punim që argumentonte se duhet të miratohen ligje për mbrojtjen e insekteve. “Nëse insektet ndjejnë dhimbje” shkruan i njëjti person, “bujqësia, kultivimi i insekteve dhe pesticidet shkaktojnë mjerim masiv”.

Vëmë re se zbatohet e njëjta logjikë e ndjekur nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e cila dallon nga shqetësimi për kujdesin e duhur për kafshët. Etika e të drejtave të kafshëve bazohet në pretendimin se njerëzit dhe kafshët janë moralisht të barabartë sepse të dy vuajnë. Prandaj, ajo që u bëhet kafshëve duhet të gjykohet njësoj sikur t’u bëhej njerëzve.

Disa vite më parë, organizata PETA (People of the Ethical Treatment of Animals / Njerëzit për Trajtimin Etik të Kafshëve) shkoi aq larg sa e krahasoi fjalë për fjalë ngrënien e mishit me Holokaustin hebre, duke argumentuar se “ashtu siç u vranë hebrenjtë në masë në kampet e përqendrimit, kështu trajtohen edhe kafshët në fermat blegtorale industriale, duke jetuar në terror në kushte të mjerueshme, derisa dërgohen masivisht në thertore. Divani dhe çanta juaj prej lëkure janë ekuivalenti moral i ambazhurëve të bëra nga lëkurat e atyre që u vranë në kampet naziste.”

Sa më lart veçse idiote, diabolike dhe e qëllimshme. Perëndia i krijoi kafshët për të qënë në shërbim dhe në përdorim të krijesës së Tij më të lartë, NJERIUT. Kurban për Perëndinë dhe njerëzimin, besimtarët bëjnë një kafshë, kurse satanistët bëjnë kurban njerëz, me preferencë fëmijët. (Kjo frazë për ata që e duan të vërtetën troç dhe pa rrumbullakime fjalësh.)

Të drejtat e kafshëve, një tjetër diabolizëm i Rendit të Ri.

Dhe të drejtat e bimëve dhe gjithë natyrës

Ka të tjerë që mbrojnë të drejtat e bimëve dhe flasin sesi njerëzit duhet të parandalojnë vuajtjet e bimëve. Një profesor shkroi në New York Times se “përsa i përket bimëve, ato nuk janë objekte të pajeta, por qenie të ndjeshme me një vetëdije për të mirën”, që do të thotë se “kultivimi i tyre nuk është i justifikuar”.

Lëvizjet mjedisore shkojnë një hap më tej, duke argumentuar se të gjithë elementët e natyrës, si lumenjtë, ajsbergët etj., duhet të kenë gjithashtu të drejta në përpjesëtim me të drejtat e njeriut.

Absurde? Sigurisht, por janë ide që kanë filluar të injektohen në shoqëri me synim që të minimizojnë, ulin vlerën e njeriut, për ta bërë të parëndësishme Krijesën e Perëndisë, formuar sipas shembëlltyrës së Tij.

Kemi arritur atje sa themi se NJERIU DËMTON MJEDISIN!

***

Duhet t’u themi mjaft marrëzive sa më sipër.

Dhimbja është një realitet i pashmangshëm, pjesë e botës në të cilën kemi lindur, pjesë e jetës që jemi thirrur të jetojmë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet të jemi indiferentë ndaj dhimbjeve të të tjerëve, qofshin njerëz, kafshë apo bimë. Dhe sigurisht është detyra jonë të pakësojmë vuajtjet ku dhe kur mundemi, kjo është baza e shumë akteve kolektive dhe institucioneve bamirëse, apo detyra e shtetit mes kujdesit mjekësor, apo organizatave që kujdesen për të pastrehët dhe nevojtarët, kështu është themeluar njerëzimi në vetvete, për t’u përkujdesur.

Por eliminimi total i dhimbjes është një utopi.

Nuk ka asnjë bazë logjike dhe çon në një paralizë të sensit dhe logjikës së shëndoshë, çon në shtrembërime ekstreme ideologjike, të cilat në mënyrë ironike mund të shkaktojnë pikërisht atë lloj të keqeje që “armiqtë e dhimbjes” përpiqen të rrënjosin. Dhe armiqtë e dhimbjes janë konstilacioni i demonëve në krye të qeverisjes globale.

Frika është dhe bëhet aq e thellë sa e lejon ti që të jetë dhe bëhet! Mos ki frikë asgjë, teksa nuk ke marrë dhunshëm jetën, pronën dhe moralin e dikujt.

Dhe dhimbja do të të largohet vetëm atëherë kur të kesh nxjerrë mësimin!

Nëse nuk fal dot, përpiqu të harrosh dhe ruugëto në kah të kundërt, që mos kesh frikë dhe dhimbje!

2 Comments

  1. I am really loving the theme/design of your blog. Do you ever run into any web browser compatibility problems? A number of my blog readers have complained about my website not operating correctly in Explorer but looks great in Firefox. Do you have any advice to help fix this problem?

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania e Ekonomisë & Energjisë së Gjelbër i Kthehet Qymyrit

Next Story

Shën Vasili i Madh

Latest from Opinione