Gjermania e Ekonomisë & Energjisë së Gjelbër i Kthehet Qymyrit

/

Gjermania i kthehet qymyrit pasi siguria energjetike është përparësi krahasuar me objektivat klimatike. Me kalimin e viteve ata që “u vranë dhe u prenë” për dobinë e burimeve të rinovueshme, në kohë telashesh iu drejtuan përsëri sigurisë së qymyrit.

Idetë e gjelbra dhe energjia e rinovueshme, ekologjia, ndryshimet klimatike, zero emetimet e CO2 dhe skenarë të tjerë imagjinarë, për momentin lihen mënjanë dhe karboni kthehet në plan të parë.

Sigurisht që nuk është vetëm Gjermania, por dhe Greqia për shembull, harruam të ashtuquajturin zhvillim të gjelbër dhe u aktivizuan sërish njësitë e qymyrit.

Gjermania po përballet me krizën e saj më të keqe energjetike në dekada, edhe pse zyrtarisht ndjek objektivat e saj për ndryshimet klimatike.

Gjermania po konsumon gjithashtu qymyr me ritmin më të shpejtë në gjashtë vite, duke u bërë një nga vendet e pakta që rrit importet e qymyrit.

Një nga burimet më të vjetra dhe më të lira të energjisë, qymyri, është rikthyer pas rritjes së kostove të energjisë në mbarë botën, veçanërisht në Europë, e cila po vuan nga një krizë akute ekonomike për shkak të krizës me Rusinë.

Pak impiante qymyri janë rivënë në funksion përkohësisht në Europë në vitin 2022 për shkak të mungesës së gazit natyror.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), konsumi global i qymyrit arriti një rekord prej mbi 8 miliardë tonë në vitin 2022.

Pavarësisht rritjes së përdorimit të qymyrit në Bashkimin Europian, emetimet e karbonit për nëntorin ishin në nivelin më të ulët në 30 vite, sipas Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Gjermania po përballet me një krizë të rëndë energjetike.

Partia e Gjelbër e Gjermanisë dhe qeveria e koalicionit në Berlin ku ajo bën pjesë, e cila planifikoi të heqë dorë nga thëngjilli deri në vitin 2038, kanë vendosur objektiva të reja për vitin 2030.

Megjithatë, lufta e Rusisë me Ukrainën dhe humbja e mëvonshme e shumicës së furnizimeve të gazit natyror të Europës kanë ndryshuar rrënjësisht planet.

Ekonomia më e madhe e Europës, Gjermania, po përpiqet të balancojë prioritetin afatshkurtër të rritjes së sigurisë së saj energjetike duke përmbushur objektivat afatgjata të “emetimeve neto zero”.

Rreth 36.3% e energjisë elektrike në rrjetin energjetik gjerman midis korrikut dhe shtatorit 2022 erdhi nga termocentralet me qymyr, nga 31.9% në tremujorin e tretë të 2021, sipas agjencisë gjermane të statistikave Destatis.

Zyra e statistikave të Gjermanisë raportoi se prodhimi i energjisë me qymyr u rrit 13.3% nga viti në vit në 42.9 TWh në të njëjtën periudhë, ndërsa gjenerimi total i energjisë gjermane ishte 118.1 TWh, ose një rritje prej 0.5%.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se Gjermania pa rritjen më të madhe të konsumit të qymyrit me 19%, ose 26 milionë tonë, gjatë vitit 2021.

Ndërkohë, energjia e gazit natyror u rrit pak në Gjermani, pavarësisht çmimeve më të larta, ndërsa prodhimi i energjisë nga era dhe hidrocentralet ranë.

Gjermania vonon mbylljen e termocentraleve bërthamore.

Prodhimi i energjisë elektrike nga centralet bërthamore ra në tremujorin e tretë të 2022 pasi Gjermania reduktoi numrin e reaktorëve aktivë në tre nga gjashtë në 2021.

Në tetor, kancelari gjerman vendosi të mbajë aktivë tre termocentralet e mbetura bërthamore deri në mes të prillit 2023.

Për shkak të problemeve të mirëmbajtjes në centralet bërthamore të Francës, Gjermania u bë, për herë të parë në vitin 2021, një eksportues neto i energjisë elektrike në Francë.

Qeveria gjermane do të mbajë hapur 1.6 GW impiante të linjitit deri në mars 2024, në vend që t’i mbyllte ato deri në fund të vitit 2022, siç ishte planifikuar.

Gjermania kishte krijuar gjithashtu një “rezervë të zëvendësimit të gazit” me një total prej 11.6 GW, duke përfshirë 1.9 GW linjit dhe 4.3 GW termocentrale me qymyr, të cilat do të qëndrojnë në funksion deri në vitin 2024.

“Në sfondin e situatës së krizës, gjëja më e rëndësishme është se padyshim arritëm të konsumonim dukshëm më pak energji në vitin 2022, veçanërisht gaz natyror”, thonë gjermanët.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusia Bombardon Ukrainën për 24 Orë, pa Pushim, me të Gjitha Armët Konvencionale!

Next Story

Frika nga Dhimbja e Çon Njerëzimin në Situata të Rrezikshme Diabolike

Latest from Info

Shën Andoni i Madh

Asketi i krishterë i Egjiptit dhe themeluesi i jetës murgërore / asketike në Lindje. Kujtohet dhe