Ambasada e Rusisë në Tiranë

/

#Koment i Ambasadës Ruse në Shqipëri mbi shkeljet masive të të drejtave fetare në Ukrainë.

Pak ditë më parë Presidenti i Ukrainës, V.Zelensky deklaroi publikisht se: “Ukraina është territori i lirisë më të madhe fetare në pjesën tonë të Evropës”. Në lidhje me këtë dëshirojmë të vërejmë sa më poshtë.

Fakti që udhëheqja e Ukrainës është mësuar të gënjejë hapur dhe të mos përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare prej kohësh tashmë nuk është diçka e re për askënd. Në vitin 2014 regjimi i Kievit firmosi Marrëveshjet e Minskut, por nuk i respektoi ato. Sot ai deklaron për lirinë më të madhe fetare në Ukrainë dhe njëkohësisht në mënyrën më të rëndë shkel të drejtën për lirinë e besimit të miliona besimtarëve ortodoksë në vendin e tij.

Megjithatë, në Perëndim për disa arsye refuzojnë të “vërejnë” #shkeljet masive të vlerave demokratike. Mesa duket për popuj të ndryshëm ato janё tё ndryshme.

Ja disa lajme nga Ukraina në një ditë:

Natën e 28 marsit në Rajonin Ternopolsk të Ukrainës persona të panjohur dogjën tempullin e Kishës Ortodokse Ukrainase.

Në Ivanovo-Frankovsk me mbështetjen e policisë vendase u mor me forcë tempulli i vetëm në këtë rajon i Kishës Ortodokse Ukrainase. Kundër klerit u përdor gaz lotsjellës.

Autoritetet ukrainase u dhanë murgjve të Lavrës Kiev-Pechersk të Kishës Kanonike Ortodokse Ukrainase një #ultimatum, sipas të cilit priftërinjtë duhej ose të braktisnin manastirin, ose të bashkoheshin me Kishën Ortodokse të ndarë të Ukrainës. Çdo ditë në Ukrainë radikalët marrin me forcë dhjetëra tempuj të Kishës Ortodokse Ukrainase. Ndaj peshkopëve të kishës kanonike ortodokse ushtrohen represione, ata arrestohen, ndërsa besimtarët u nënshtrohen presionit moral.

Pra, për çfarë “lirie” fetare në Ukrainë flet z.Zelensky? Megjithatë, kjo është një pyetje retorike.

Нет описания фото.
Возможно, это художественное изображение (в помещении)
Возможно, это изображение 1 человек, стоит и на открытом воздухе

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Komuna e Parisit

Next Story

Indirekt Guvernatori Ron DeSantis Shpall Shkëputjen e Shtetit të Floridas nga ShBA

Latest from Info

Vjen Krizë Bankare?!

Deutsche Bank: “Një krizë e madhe krediti po vjen, me një valë falimentimesh dhe kredish problematike”.