Dy superyjet e futbollit investojnë në pasuri të paluajtshme dhe nuk kursejnë asgjë.
Për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin janë dy superyjet e futbollit, që nuk kanë nevojë për prezantim, pasi fama e tyre arrin në çdo cep të botës. Edhe njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin i njohin mirë dy figurat ikonike që e nisën nga shumë poshtë dhe arritën në majë.
Karriera e tyre vezulluese dhe plot suksese që në momentin kur filluan të bëhen të njohur është shoqëruar me pagesa të paimagjinueshme, por edhe nga shuma marramendëse dhënë atyre për promovimin e produkteve të ndryshme nga kompanitë që shpresojnë që shkëlqimi i tyre të rrisë shitjet eprodukteve. Dy sportistët duket se nuk po rinë mbi dafina, pasi e dinë mirë që karriera e futbollistit ka një afat skadence dhe duhet të kujdesen për epokën e pas-futbollit, kur do të kenë varur këpucët. Me një sy drejt së nesërmen dhe me synimin për të siguruar familjet e tyre, ata kryejnë një sërë investimesh në sektorë të ndryshëm. Megjithatë, të dy futbollistët tregojnë një preferencë të veçantë për pronat e paluajtshme, si për të strehuar familjet e tyre, ashtu edhe si një investim që ofron siguri.
Lionel Messi po tregohet më konsistent në zgjedhjen e vendbanimit të tij kryesor dhe i ka hyrë biznesit të hotelit me një sy në rehabilitimin profesional të tij pas futbollit dhe natyrisht duke fituar para mes reputacionit të tij pas futbollit.
Cristiano Ronaldo ka treguar më shumë aktivitet në blerjen dhe shitjen e shtëpive dhe ka investuar në një zinxhir hotelesh luksoze të quajtur “Pestana CR7 Lifestyle Hotels”, me synim zgjerimin në mbarë botën. Ai ka, ose ka pasur edhe për një kohë të shkurtër, prona në Spanjë, Angli, Itali, Portugali dhe SHBA dhe në të ardhmen ka gjasa të gjejë tregje të reja në vende të tjera.
Portofoli i pasurive të paluajtshme të Cristiano Ronaldo
2000: Ronaldo bleu shtëpinë e tij të parë në Angli për 7.1 milionë dollarë disa vjet pas transferimit të tij në Manchester United. Ndodhet rreth 25 kilometra nga Manchester, në Alderley Edge, një fshat i njohur për banorët e saj të pasur të qytetit, si dhe futbollistëve të famshëm, si David Beckham i cili jetoi atje me familjen e tij për preiudhën 2001-2005. Është një shtëpi 3-katëshe, moderne, me tulla të kuqe, me pesë dhoma gjumi, pishinë të brendshme, hamam, dhomë teatri dhe palestër. Kur Ronaldo arriti ta shiste, në vitin 2019, humbi prej saj 800 mijë dollarë.
2010: Në vitin 2009, ai u transferua te Real Madridi ku qëndroi deri në vitin 2018. Gjatë kësaj kohe ai bleu një pronë të madhe që strehon dy pallate moderne në një nga zonat më prestigjioze të Madridit, LaFinca. Dy ndërtesat luksoze të vitit 2010, janë projektuar nga arkitekti spanjoll Joaquín Torres. Më e madhja nga dy pronat ka shtatë dhoma gjumi, spa, pishinë të brendshme, xhakuzi, sauna dhe kriochamber.
2012: I dashuri i natyrës Ronaldo bleu një rezidencë buzë lumit të vendosur në malet e Gerês, Portugali, një zonë e njohur për llixhat dhe parkun kombëtar. Pasi u fut në telashe për ndërtimin e një fushe tenisi dhe dy strukturave të tjera që përfundimisht u shpallën të paligjshme, ai i rrëzoi ato dhe ua dhuroi materialet e përdorura atyre në nevojë. Raportet thonë se ai përfundimisht ia shiti pronën Pepe, ish-bashkëlojtarit të tij në Real Madrid, por dokumentet e pronës ende e tregojnë atë si pronar.
2015: Blerja e një apartamenti në Trump Tower për shumën 18 milionë dollarë, bëri bujë, zërat për transferimin e tij në ligën amerikane ishin të shumtë. Edhe pse në fund nuk u bë një transferim i tillë, Ronaldo e mbajti apartamentin, derisa në vitin 2017, kur mijëra fansa të yllit nënshkruan një peticion ku i kërkonin ta shiste, pasi nuk donin që futbollisti i tyre i preferuar të lidhej me presidentin Donald Trump. Prona u shit me një humbje të madhe në 2022. Çmimi i saj fillestar ishte 9 milionë dollarë dhe Ronaldo mori vetëm 7.18 milionë dollarë në fund.
Gjithashtu në vitin 2015, Ronaldo thuhet se mori një apartament në Lisbonë për rreth 2 milionë dollarë, në Avenida da Liberdade, korridori më i shtrenjtë i blerjeve të qytetit.
2018: Në vitin 2018, Ronaldo iu bashkua skuadrës më të mirë italiane të futbollit, Juventusit. Shtëpia që futbollisti bleu për të strehuar familjen e tij ndodhet në Strada San Vito Revigliasco dhe prona përbëhet nga dy vila moderne. Kompleksi është fshehur në mënyrë të sigurtë pas pemëve të gjelbërta. Shtëpia ka palestër, spa, pishinë të brendshme, oborr të madh dhe kopsht. Sipas informacioneve, sot qiramarrësi i pronës është futbollisti i Juventusit, Dushan Vlahoviç.
Në të njëjtin vit, Ronaldo bleu apartamentin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë, për 7 milionë dollarë. Kryevepra moderne me tre dhoma gjumi përfshin një spa, palestër, pishinë të brendshme, pishinë në çati dhe një tarracë të madhe me parmakë xhami që shikon nga qyteti.
2019: Në qytetin e tij të lindjes, Madeira, Portugali, Ronaldo konvertoi një magazinë dhe një ish-klub nate pranë portit në zonën e Funchal në një pallat modern shtatëkatësh, i cili kushtoi rreth 8 milionë dollarë. Prona ka një pishinë në çati, pamje nga oqeani, dy palestra moderne dhe një pishinë të brendshme.
Familja Ronald bleu gjithashtu një vilë 1.6 milionë dollarë në Costa del Sol, me një mori banorësh të famshëm. Vila me katër dhoma gjumi ndodhet në një komunitet të mbyllur në buzë të një kursi golfi me pamje nga deti Mesdhe. Vila luksoze është një ndërtesë moderne dykatëshe e bardhë me tavane të larta, mure xhami, pishinë, bodrum vere, palestër dhe teatër shtëpie.
2021: Ronaldo u kthye në Manchester United në 2021 dhe u transferua në një shtëpi moderne me shtatë dhoma gjumi me vlerë 7 milionë dollarë. Ndodhet në Cheshire, në 23 hektarë tokë, por futbollisti dhe familja e tij u shpërngulën pas vetëm një jave për shkak se delet e zonës u përfol se e mbanin zgjuar. Megjithatë, ky version është hedhur poshtë nga rrethi i futbollistit dhe ata pretendojnë se lëvizja është bërë për shkak të një shtegu publik që kalonte në pronë dhe kishte frikë për sigurinë e tij. Rezidenca e re, që gjithashtu besohet të jetë në Cheshire, ka një pishinë, teatër, garazh me katër makina dhe siguri të lartë.
2022: Familja Ronaldo përgatitet për një rikthim në Portugali pasi ekziston mundësia që ai të tërhiqet nga futbolli. Rezidenca e futbollistit po ndërtohet nga e para në Quinta da Marinha, një zonë e njohur si Riviera Portugeze. Kompleksii u ble për rreth 7.2 milionë dollarë dhe kostot e ndërtimit tani janë rreth 20 milionë dollarë dhe thuhet se ai po ndërton një garazh me 30 hapësira për të strehuar koleksionin e tij të çmuar të makinave. Karakteristika të tjera të listuara janë dhoma gjumi të mëdha me pamje nga Oqeani Atlantik, pishina të brendshme dhe të jashtme, teatër, spa dhe dhoma lojërash.
Portofoli i pasurive të paluajtshme të Lionel Messit
2009: Për më shumë se një dekadë, rezidenca kryesore e Lionel Messit ka qenë rezidenca e vendosur në lagjen e pasur Bellamar në qytetin bregdetar të Castelldefels. Periferi i Bellamar është rreth 25 km nga Barcelona dhe ka parë rritje të madhe që kur Messi vendosi të transferohej atje. Prona, në vitin 2009 kushtoi 2 milion dollarë dhe pasuria ka një vlerë aktuale të vlerësuar prej 7 milion dollarë. Messi dhe gruaja e tij investuan miliona dollarë në pronë, duke përfshirë blerjen e një trualli ngjitur. Prona ka një palestër, spa, teatër, pishinë, tarracë të madhe, barbecue dhe fushë futbolli. Nuk është plotësisht e qartë nëse Messi e ka ende rezidencën apo e ka shitur atë pas skadimit të kontratës së tij me Barcelonën.
2017: Në vitin 2017, Messi vendosi të provojë biznesin e hoteleve. Thuhet se shpenzoi 30.5 milionë dollarë në hotelin e tij të parë, një pronë me katër yje buzë plazhit në Sitges, Katalonjë, rreth 40 kilometra nga shtëpia e tij në Barcelonë. E ndërtuar në vitin 2013, struktura moderne përmban 77 dhoma, një spa, një bar luksoz në çati dhe një pishinë me pamje panoramike. Me kalimin e viteve, futbollisti vazhdoi të investonte në një linjë në rritje të pronave të quajtura “MiM Hotels” nga “Majestic Hotel Group”. Deri më tani, zinxhiri ka blerë pesë prona butique në të gjithë Spanjën dhe një vendpushim të ardhshëm në Andorra që do të hapet në 2023.
2019: Në vitin 2019, Messi bleu një apartament me vlerë prej 5 milionë dollarësh në plazh, në Sunny Isles Beach të Miami. Rezidenca me tre dhoma gjumi dhe pesë banjo ndodhet në Porsche Design Tower, një ndërtesë luksoze 60-katëshe që u lejon banorëve të aksesojnë automjetet e tyre pa lënë banesën e tyre. Rezidenca përmban pamje panoramike të oqeanit, një ballkon pishinë dhe akses në lehtësitë luksoze të ofruara për të gjithë banorët e ndërtesës, duke përfshirë shërbim të plotë, restorant, bar, portier makinash dhe një imitues të garave të makinave moderne. Futbollisti thuhet se e nxori apartamentin në shitje në vitin 2021 për 7 milionë dollarë.
2021: Dy vjet më vonë, Messi bleu një tjetër pronë në Miami, për 7.3 milionë dollarë. Është i gjithë kati i nëntë i Regalia, një strukturë moderne 39-katëshe në Saint Isles Beach, vetëm 10 blloqe nga apartamenti i tij Sunny Isles. Prona ka katër dhoma gjumi, pesë banja dhe një dhomë vere me ajër të kondicionuar, me 1.000 shishe. Pajisjet shtesë që u ofrohen banorëve janë gjashtë pishina, një banjë me shërbim të plotë, një qendër fitnesi me një studio yoga, një dhomë e madhe argëtimi dhe një kuzhinë.
2022: Sportisti i arritur pati një vit të ngjeshur në pasuri të paluajtshme. Në janar, Messi u kthye në qytetin e tij të dashur, Rosario, Argjentinë, ku ndërtoi një shtëpi të madhe në tre parcela, të quajtur Kalaja. Pajisjet e kompleksit përfshijnë një teatër, një palestër dhe një garazh nëntokësor me 15 vende parkimi. Besohet se futbollisti planifikon ta bëjë pronën rezidencën e tij kryesore pasi të tërhiqet nga jeta aktive.
Në shtator u raportua se Messi bleu një rezidencë në Ibiza për 11.18 milionë dollarë. Nuk ka shumë informacione për pasurinë, por besohet se futbollisti do ta përdorë rezidencën si shtëpi pushimi pasi të përfundojnë me dokumentacionin dhe ndërtimet.
Ylli i futbollit thuhet se filloi të marrë me qira një shtëpi 21,000 dollarë në muaj në Neuilly-sur-Seine, Paris në të njëjtin muaj, pa asnjë detaj në lidhje me rezidencën përveç vendndodhjes së saj, e cila është shumë afër stadiumit Le Parc des Princes, shtëpia e Paris Saint-Germain.