Millosh Vuçeviç është presidenti i ri i UPD.
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si kreu i Partisë Progresiste të Serbisë, partisë në pushtet, gjatë një konference të partisë ditën e sotme, duke thënë se nevojitej një qasje e re për të ribashkuar vendin, por theksoi se ai do të mbetet në krye të shtetit.
Pas propozimit të tij, Asambleja e Përgjithshme zgjodhi si President të ri ministrin aktual të Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.
Ky zhvillim ka nisur pas demonstratave të djeshme me pjesëmarrjen e njerëzve nga i gjithë vendi në qendër të Beogradit.
Protestat pasuan, ato protesta të mëdha antiqeveritare, lidhur me sulmet masive me armë, që vranë 18 persona në fillim të muajit.
Dorëheqja e Vuçiç u paralajmërua nga ai kohë më parë, si dhe fakti se më 28 maj do të proçedojë me themelimin e një lëvizjeje sindikale në të cilën do të marrin pjesë parti dhe organizata të nuancave të ndryshme ideologjike, me të vetmin element koheziv, patriotizmin.
Aleksandar Vuçiç është një anëtar themelues i Partisë Progresiste Serbe dhe mori drejtimin e saj në vitin 2011 duke pasuar Tomislav Nikoliç.
Në vitin 2017 ai u zgjodh president i Republikës së Serbisë dhe ndonëse Kushtetuta e ndalon ushtrimin paralel të detyrave të tjera, ai ka qëndruar në kryesinë e partisë deri më sot.
Sigurisht që ky largim, kjo dorëheqje nuk është kurrësesi rastësi.