2014: Basha në Vatrën Sorosiane – Nga Pas i Vjen e Shkuara!

Në vitin 2014, kryetari i sotëm i “opozitës” (kështu quhet ende PD-ja), në atë kohë vetëm një vit kryetar opozite, pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, çuditërisht mori një ftesë nga Qendra CSIS ku kishte dhe ka edhe Sorosi vulën dhe prezencën e tij, për të mbajtur një fjalë, në një nga ato organizimet “radhiko” që organizon Sorosi, kur i thërret këta marionetat e vendeve të treta lindore për t’u lënë detyrat e shtëpisë.

Basha nuk hezitoi dhe shkoi me devotshmëri për të mbajtur fjalim në një sallë të vogël me pak njerëz dhe padyshim që në Washington takoi miliarderin Soros. Pse dhe për ç’arsye? Këtë na i tregon historia e Shqipërisë me Rilindjen në udhëheqje.

Në videon si më sipër Basha është i ftuar nga CSIS – Center for Strategic and International Studies”, që “trustee” i saj figuron krahu i djathtë i George Soros, Stanley F. Druckenmiller. Rastësi për llahtari!

Në shtator 2014 Bashën e fton Sorosi (indirekt mes CSIS-së) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Washington, ku dhe ka selinë, ndërsa në dhjetor të vitit 2014, vetëm 3 muaj më pas, Soros personalisht viziton Shqipërinë dhe Basha e pret në një takim zyrtar në selinë e Partisë Demokratike, miliarderin leftist.

Sa më sipër dhe sa më pas ndodhën në Shqipëri, na krijojnë tablonë e plotë dhe të qartë, që na bind për atë se, marionetë e kujt është kryetari i të ashtuquajturës opozitë jashtë-parlamentare. Vend për dyshime nuk ka!

Çuditërisht e ndjek edhe RTSH-ja. Me urdhër të Ramës padyshim!

Sa për kujtesë të gjitha këto, sepse letargjia e memorjes fashit plagë që majisen, zhduk parti politike dhe vret njerëz, si padashur.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Një e Moshuar Lufton me Protestuesit e Dhunshëm Për Të Ruajtur Territorin e Policisë Nga Zjarri!

Next Story

Është e Thjeshtë të Jesh Komunist në Një Vend të Lirë - Përpiqu të Jesh i Lirë në Një Vend Komunist!

Latest from Opinione