Deutsche Bank: “Një krizë e madhe krediti po vjen, me një valë falimentimesh dhe kredish problematike”.
Analistët e Deutsche Bank shohin se po vjen një krizë të madhe kredie, me kushte më të rrepta dhe me rritje të normave të interesit, të cilat së bashku do të sjellin një valë falimentimesh, që do të çojnë në recesion ekonominë amerikane, por në fund të fundit do të çojnë në reçension edhe ekonominë globale.
Rritja e mospagesave duket se ka filluar tashmë, me mospagimin e obligacioneve me interesa të larta në SHBA, interesa që u rritën në 2.1% nga 1.1% vitin e kaluar dhe mospagesat e kredive u rritën në 3.1% nga 1.4% vitin e kaluar.
Në kulmin e tyre, mospagimi i obligacioneve me rendiment të lartë mund të arrijë në 9%.
Ndërkohë, mospagimi i kredive në SHBA mund të rritet në 11.3%.
Kjo është afër nivelit rekord prej 12%, të hasur gjatë Krizës së Madhe Financiare, megjithëse bumi i përgjithshëm i kredive ka të ngjarë të jetë më pak i rëndë se në vitin 2008, parashikoi banka në fjalë.
“Treguesit që kemi na bindin se një valë falimentesh është e afërt. Politika më e shtrënguar e FED dhe BQE në 15 vitet e fundit po përplaset me nivelin e lartë të mbështetur nga shtrirja e tepërt e kredive”, thanë analistët, duke i quajtur falimentimet një “rrezik afatshkurtër” për gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm.
Kushtet e shtrënguara të kredisë sinjalizojnë gjithashtu se një recesion do të pasojë fundin e bumit të kredisë.
Indeksi i recesionit të kredisë në SHBA i Deutsche Bank tregon një propabilitet 35%-40% që ekonomia të hyjë në recesion, më i larti që kemi parë që nga pandemia.
“Sot ky model po na thotë gjithnjë e më shumë që të shesim”, thonë analistët e bankës.
Wall Street po përgatitet për një krizë të madhe kredie pas rënies së Silicon Valley Bank këtë vit, e cila shkaktoi një zinxhir mospagimi të huadhënësve, që detyroi banka të tjera të shemben.
Bankat tashmë kanë filluar të zvogëlojnë huadhënien, sipas të dhënave nga Morgan Stanley, e cila nga ana e saj parashikoi recesion për vitin 2023.
Një recesion i plotë, i kombinuar me një krizë kredie, mund të çojë në falimentime që arrijnë deri në 1 trilion dollarë, njoftoi Banka e Amerikës.