Martire e Kishës së Krishterë, veçanërisht e njohur në vendet e botës ortodokse. Kujtimi i saj festohet më 26 korrik.
Shën e Premte jetoi gjysmën e parë të shekullit II në Romë. Prindërit e saj quheshin Agathon dhe Politia dhe ishin të krishterë. Ajo lindi ditë të Premte, prandaj dhe emri i saj. U rrit dhe u edukua si e krishterë.
Pas vdekjes së prindërve, ajo ua shpërndau gjithë pasurinë të varfërve dhe u bë murgeshë.
Ajo u arrestua gjatë sundimit të perandorit Antoninus Pius (138-161), sepse po udhëtonte nëpër Romë dhe fshatrat përreth, duke predikuar fjalën e Zotit Krisht. U torturua brutalisht për të hequr dorë nga besimi i saj dhe kur refuzoi, asaj iu pre koka.
Tradita popullore beson se Shën e Premte shëron sëmundjet e syve, prandaj ajo është shpallur nga okulistët si shenjtore mbrojtëse e profesionit të tyre.
Më parë besohej gjithashtu nga të krishterët se shenjtorja parandalonte murtajën dhe kolerën.
My brother recommended I might like this web site He was totally right This post actually made my day You cannt imagine just how much time I had spent for this information Thanks