Athina & Tirana Protestojnë në të Njëjtën Orë – Aleatët e Biden (Mitsotakis, Rama) në Përballje me Popullin

Thirrja kryesore e protestës në Athinë: “Pa ne, çfarë do të hash?!”

Thirrja kryesore e protestës në Tiranë: “Të Rrëzojmë Regjimin!”

Me qindra traktorë kanë mbërritur në Sheshin Sintagma, përballë Parlamentit të Republikës së Greqisë.

Në orën 18:30 (ora lokale) protesta e fermerëve do të shoqërohet nga forca të shumta policore të ELAS, që po mbikqyrin gjithashtu mbylljen e qarkullimit në disa akse kryesore rrugore.

Ndërsa me mijëra fermerë po mbërrijnë në Athinë me makina private dhe autoobuzë nga e gjithë Greqia, teksa fermerët nga Kreta po mbërrijnë në Athinë me anije.

Fermerët që po “pushtojnë” kryeqytetin grek, po shkojnë atje nga rajonet e Maqedonisë Qëndrore, Thesalisë, Epiri dhe Peloponezi për të kërkuar të drejtën që të vazhdojë të ekzistojë bujqësia dhe blegtoria tradicionale.

Ndërsa në Tiranë opozita flet për një protestë me të gjitha elementet e një demonstrate.

Godina e Kryeministrisë në Tiranë është blinduar, kamera janë vendosur ngado për të mbikqyrur territorin dhe policia është në këmbë dhe e shumtë në numër.

Kur populli flet, qeveritë duhet të dëgjojnë!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Meteorit Është Shfaqur mbi Athinë (video)

Next Story

Medvedev: "Ndoshta Duhet të Arrijmë në Kiev - Regjimi Atje Duhet të Bjerë"!

Latest from Info