Diabolikja në Sistemin e Arsimit – Largoni Fëmijët nga Tableta, Celulari & Rrjetet Sociale

Satani kërkon me këmbëngulje kontrollin e fëmijëve. Prindërit duhet të jenë të përgjegjshëm dhe vigjilentë për të rritur fëmijë të dashur, të sjellshëm, me etje për të lexuar dhe mësuar, duke i mbajtur larg ndikimeve të informacioneve që vijnë të pakontrolluara dhe shpesh të qëllimshme mes rrjeteve sociale.

Të bëni kujdes, sepse është strategji e së keqes, e keqja pret që një ditë fëmijët tuaj t’i shërbejnë vetëm asaj. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe me formën sesi e shpenzojnë ata të përditshmen, pasi vërehet një fenomen nga më negativët, që fëmijët kalojnë shumë orë përpara një ekrani të teknologjisë së re, një ekrani që i ofron fëmijës informacionin e paduhur, të panevojshëm, që i injekton fëmijës të keqen me amballazh të bukur, por edhe në forma brutale, këtu mund të përmendim një seri lojërash elektronike të ashpra dhe kriminale deri në ekstrem, që shkatërrojnë psiqikën e fëmijës dhe i krijojnë çrregullime që në moshë të vogël.

Fëmijët nuk janë imunë përballë së keqes që iu ofrohet si e natyrshme, në kuadër të një Rendi të Ri Botëror. Prindërit kanë tashmë të gjithë përgjegjësinë për t’u zgjuar, për t’u ndërgjegjësuar dhe për të marrë në dorë jetën dhe edukimin e fëmijëve të tyre, si dhe angazhimin e fëmijëve me aktivitete që e sjellin fëmijën më pranë familjes, natyrës, shokëve, mirësisë, kujdesit për njëri-tjetrin, Perëndisë dhe mësimeve që e brumosin për të qenë në të ardhmen qytetar i denjë i shoqërisë.

Fëmijët po programohen nga sistemi, për “Epokën e Re” përmes manipulimit të mendjes nga gjuetarët e shpirtrave. Themeluesit dhe funksionarët e sistemit janë agjentë të Satanit, të cilët e dinë që kanë të bëjnë tashmë me një Kishë të pafuqishme, thuajse të fjetur, ndaj çdo shtëpi e jona duhet të jetë një kishë, për të rritur fëmijë të bekuar, larg së keqes.

Satani do që fëmijët tuaj t’i shërbejnë një Bote Globale, një Qeverije Globale, në kuandër të një kulture mentale uniforme, më pas fëmijë e sotëm, nesër adoleshentët dhe pastaj të rinj do të rebelohen, do të revoltohen me prindërit, me besimin, me Kishën, me gjithçka që u është kultivuar nga bota e rrezikshme e jetës virtuale, nga teknologjitë e reja që do i kenë brumosur me shumë negacion, duke i kthyer në qënie kryesisht të mishta dhe materialiste, larg frymës dhe shpirtit, besimit dhe përuljes.

Njësia bazë e shoqërisë, familja është në shënjestër në periudhën e Epokës së Re. Po shkojmë drejt një shoqërie ku fëmijët nuk do u përkasin më prindërve, as familjes, por një komuniteti të robotizuar, me njerëz shabllon dhe të ngjashëm mes tyre. Dhe për sa më sipër po kontribuojnë në koshiencë, apo edhe pa vetëdije mes neglizhencës, vetë prindërit.

Një lloj i ri njësie familjare duket se po krijohet në mënyrë të pashmangshme. Ndryshimet e mëdha në shoqëri po vijnë nga sistemi i arsimit dhe edukimit, nga futja dhe përdorimi i teknologjive të reja, nga ekonomia e brishtë që detyron prindërit të bëjnë edhe nga dy punë për të përballuar jetën, fakt që i mban ata larg fëmijëve dhe familjes, si dhe mes punës tejet diabolike të Mediave kudo në botë.

Larg fëmijët nga ekranet dhe informacioni i panevojshëm, nga informacioni devijant dhe i programuar për të sunduar shpirtin dhe mendjen e krijesave të pafajshme.

***

1 Pjetri 5:8 _ Përmbani veten, rrini zgjuar; sepse ndërgjyqësi juaj, djalli, si luan që ulërin, vjen përqark duke kërkuar cilin të gllabërojë.

1 Joani 3:8 _ Ai që bën mëkatin, është nga djalli; sepse që në fillim djalli është duke mëkatuar. Prandaj u shfaq i Biri i Perëndisë, që të prishë punët e djallit.

2 Korintasve 11:14 _ Edhe s’është për t’u çuditur; sepse vetë Satanai ndërron formën në engjëll drite.

Ungjilli sipas Joanit 8:44 _ Ju jeni prej atit tuaj, djallit, edhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj. Ai ishte që në fillim njerivrasës, edhe nuk qëndron në të vërtetën; sepse të vërtetë nuk ka tek ai. Kur flet gënjeshtrën, flet nga të tijat; sepse është gënjeshtar, edhe i ati i saj, i gënjeshtrës.

Jakovi 4:7 _ Bindjuni pra Perëndisë; rrini kundër djallit, edhe do të ikë nga ju.

Ungjilli sipas Joanit 10:10 _ Vjedhësi nuk vjen, veçse për të vjedhur e për të therur e për të prishur. Unë erdha që të kenë jetë, edhe ta kenë me të tepërt.

2 Korintasve 11:3 _ Por kam frikë, se mos ashtu si gjarpëri gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu prishet edhe mendja juaj duke rënë nga thjeshtësia që është në Krishtin.

Romanëve 16:20 _ Edhe Perëndia i paqes do të dërrmojë satanain në këmbët tuaja për së shpejti. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë me ju. Amin.

Apokalipsi 12:9 _ Edhe u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpri i vjetër që quhet djall edhe Satana, ai që mashtron gjithë botën; u hodh poshtë në tokë, edhe engjëjt e tij u hodhën bashkë me të.

Efesianëve 4:27 _ As mos i bëni vend djallit.

Efesianëve 6:11 _ Vishni gjithë armët e Perëndisë, që të mundeni t’u qëndroni kundër mjeshtërive të djallit.

Apokalipsi 12:9-12 _ 9 Edhe u hodh poshtë dragoi i madh, gjarpri i vjetër që quhet djall edhe Satana, ai që mashtron gjithë botën; u hodh poshtë në tokë, edhe engjëjt e tij u hodhën bashkë me të. 10 Edhe dëgjova një zë të madh që thoshte në qiell: “Tani u bë shpëtimi edhe fuqia edhe mbretëria e Perëndisë tonë, edhe pushteti i Krishtit të tij; sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padiste ata përpara Perëndisë tonë natë e ditë. 11 Edhe ata e mundën atë me gjakun e Qengjit, dhe me fjalën e dëshmisë së tyre; edhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje. 12 Prandaj gëzohuni, o qiej, edhe ju që rrini në ta. Mjerë toka e deti, se zbriti djalli tek ju, duke pasur zemërim të madh, sepse e di se ka pak kohë.”

Shenjtëria është urdhër, nuk është kërkesë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin Paralajmëron NATO-n: "Perëndimi Ka Harruar se Çfarë do të Thotë Luftë - Mund t'ia Kujtojmë në Mënyrë të Dhimbshme!"

Next Story

Egjiptianët po Ndërtojnë një Kamp Gjigant Jashtë Gazës - Mur & Infrastrukturë për të Mirëpritur Palestinezët

Latest from Opinione