Dashuria – Njeriu – Perëndia

/

Që dashuria të rritet, duhet që ta jepni, ta falni. Kur njeriu nuk lutet, largohet nga Zoti dhe bëhet si kau! Punon, ha dhe fle.

Dhe sa më shumë largohet njeriu nga Zoti, aq më e ftohtë bëhet zemra e tij dhe kështu bie në duart e djallit, të së keqes. Më pas mjer ai/ajo, njerëz bosh pa dashuri!

Për të dëgjuar me siguri zërin e Zotit brenda tij, njeriu duhet të lërë mënjanë vullnetin e tij dhe të jetë i gatshëm për çdo sakrificë, ashtu si Abrahami, ose më mirë siç urdhëron Apostull Pali, sipas shembullit të vetë Krishtit, i cili iu bind Atit deri në vdekje.

Njerëz në Frymë, të shenjtë mbushur me besim dhe me përulje, kanë thënë dhe parashikuar:

Do të vijë një kohë kur jo persekutimet, por paratë dhe të mirat e kësaj bote do t’i largojnë njerëzit nga Zoti dhe do të humbasin shumë më tepër shpirtra, sesa gjatë kohës së persekutimeve.

Ndërkohë Kisha e vërtetë gjithmonë do të persekutohet.

E megjithatë ata që duan të shpëtohen, do të shpëtohen.

Mënyra sesi do të kryhen përndjekjet do të jetë shumë dinake dhe do të jetë shumë e vështirë për këdo që të parashikojë persekutimet.

E frikshme do të jetë ajo periudhë, keqardhje për ata që do të jetojnë atëherë, përjashto besimtarët në Krisht.

Njeriu nuk do Zotin.

Njeriu nuk do njeriun.

Njeriu nuk do as veten.

Njeriu i është dorëzuar së keqes.

Dashuria ka humbur, e kanë internuar, e kanë shkulur nga zemrat dhe i janë dorëzuar materies, së keqes, imoralitetit, makutërisë, jetës së shthurur, epsheve dhe vëllavrasjes, i ka kapluar errësira.

Të lutemi për dritën, për atë dritë që sjell vetëm dashuria dhe besimi, besimi dhe dashuria.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Alexander Graham Bell Shpikësi i Telefonit - Familja që Kishte për Refren, Fjalën "ZË"!

Next Story

Medvedev: "Gjermania po Përgatitet për Luftë me Rusinë!"

Latest from Info