“Trupat endacakë” por edhe “Trupa pa zot” (adespote) mund të përkthehet titulli i dokumentarit grek që do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Selanik.
Mitropoliti Filotheos kërkoi që të largohet menjëherë posteri / afisha e dokumetarit nga mjediset publike, pasi Mitropolia e Selanikut e quan posterin me një femër të zhveshur në kryq “thellësisht ofendues”, ndërkohë që drejtoresha e Festivalit Elise Zalando u përgjigj, duke thënë se: “Çensura është kundër ligjeve dhe vlerave të mia, por edhe ligjeve të vendit tonë”.
Fjalia e mësipërme përmbledh kuptimin e përgjigjes së dhënë sot nga drejtoresha e përgjithshme e Festivalit të Filmit në Selanik, Elise Zalandos , kërkesës me shkrim të Mitropolitit Selanik Filotheos, që posteri i dokumentarit të Eleni Psykou, me gruan shtatzënë të kryqëzuar, gjysmë të zhveshur (e Tërëshenjta? – siç e karakterizon ajo), “është thellësisht provokues për ndjenjat fetare të të krishterëve të qytetit dhe nuk duhet ekspozuar publikisht, pasi shkakton reagime që i referohen kohërave të errëta”.
Posteri i dokumentarit, i cili prezantohet në një premierë botërore të martën mbrëma në kuadër të Festivalit, regjistron gjithashtu kërkesën e grave europiane për vetëadministrim të trupit të tyre, duke pretenduar të drejtën e tyre për abort, fekondim in vitro dhe madje eutanazi. Ky poster është postuar për herë të parë rreth një muaj më parë në llogarinë personale të Eleni Zykou në Facebook duke tërhequr komente pozitive dhe negative.
Kush i ka ndaluar gratë, femrat, vajzat ta përdorin trupin e tyre dhe ta japin atë atje ku dëshirojnë? Askush!
I informuar për këtë, Mitropoliti i Selanikut Filotheos dërgoi pardje një letër të gjatë, në të cilën i kërkonte drejtores së përgjithshme të Festivalit të tërhiqte posterin, duke shpjeguar njëkohësisht qëndrimin zyrtar të kishës ndaj çështjeve të ngjashme. Megjithatë, ai u sigurua që ta bënte të qartë se kundërshtimet nuk përqëndroheshin te vetë filmi, por te posteri i tij:
“Çështja me këtë nuk është përmbajtja e filmit, por posteri promovues i dokumentarit! Përveç kësaj, e para duket e papajtueshme me përmbajtjen e së dytës – eksplorimi i autonomisë trupore të gruas, në Europën e lirive të shumta – siç thuhet përafërsisht në Program, edhe nëse dikush përpiqet të krijojë një lidhje çliruese, është thellësisht provokuese për ndjenjën fetare të të krishterëve të qytetit tonë, pavarësisht nga emërtimi dhe rrëfimi: një kryq me një grua gjysmë të zhveshur, ndoshta Virgjëreshën Mari, e rrethuar nga yjet e flamurit europian (duke iu referuar imazhit të Virgjëresha Mari “Zonja e Papërlyer” ose Zoja e Lourdes, dy simbole të krishtera të respektuara botërisht) janë të papranueshme”.
Mitropoliti i Selanikut vëren gjithashtu se “në traditën tonë të krishterë ortodokse, liria nuk është një ide, por një fytyrë, e cila nuk është tjetër veçse fytyra e Krishtit. Prandaj liria si zgjedhje e ndërgjegjshme e jetës presupozon domosdoshmërisht respekt dhe përgjegjësi, si për veten ashtu edhe për të tjerët” për të shtuar menjëherë më pas: “Pikërisht në këtë kontekst ju kërkojmë gjithashtu të mos pranoni disponimin e lirë të dashurisë sonë për Krishtin. Fyeni Kishën e Krishtit dhe Personat e Shenjtë të Besimit tonë, me vendosjen e posterit të reklamës së dokumentarit “Trupa endacakë”.
Elise Zalando, duke iu referuar temës së dokumentarit, i është përgjigjur Mitropolitit të Selanikut se si grua, nënë dhe punëtore, sheh me shqetësim se bota në vitin 2024 duket se po shkon prapa, ndërkohë që ajo nuk ka munguar t’i referohet sulmit brutal të fundit që iu bë në Selanik dy transgjinorë: “Dhuna, sulmet ndaj grave, femicidet janë vazhdimisht në rritje. Sulmet ndaj të dobëtve dhe të ndryshëm janë gjithashtu në rritje. Vetëm dje në sheshin Aristotelous, u hodhën gurë drejt selisë së Festivalit tonë, pamë me tmerr dhe indinjatë një sulm imoral dhe të dhunshëm ndaj dy transgjinorëve, të cilët shpëtuan thjesht nga fati. Regjimet autoritare janë gjithashtu në rritje, sisteme që kufizojnë lirinë, shkelin të drejtat themelore të njeriut dhe sfidojnë konceptin e Demokracisë”, thekson ajo në letrën e saj.
Ky është absurdi, në kohët më të shthurura të mundshme, drejtoresha e Festivalit të Filmit flet akoma për të drejta absurde. Një paraloge që e quan të drejtë cënimin e simbolit të të krishterëve.
Ku e gjen të drejtën kjo regjizore dhe kjo drejtoreshë filmi që të dhunojnë dhe blasfemojnë figurën e Krishtit Perëndi, Shpërtimtarit, burimit jetëdhënës?
Ku e gjejnë të drejtën demonët të përdhosin simbolin e Krishtërimit, KRYQIN?
Të krishterët mesa duket janë në gjendje letargjie, shumë larg Perëndisë dhe Fjalës së Tij, ose tejet pasivë dhe të friguar për reagim, për shkak të sistemit.
Jetojmë në Kohën e Antikrishtit ndaj o sot o kurrë duhet të mbrojmë jetën, besimin, shpirtin dhe Krijuesin tonë duke u bërë të gjithë së bashku.
Dhe me Hirin e Perëndisë do të jemi beshkë dhe më unikë se kurrë me lutje, pendim, besim dhe të pathyeshëm përpara kohëve diabolike, përballë demonëve dhe Satanit. Do e bëjmë për ne, për fëmijët tanë dhe për ata që do të vijnë.
Askush nuk ka te drejte te shtremberoje besimin dhe idete e tij Askush nuk fiton dot mbi te drejten me teorite e medha por qe nuk kalojne dot kufirin e arte te besimit E mira dhe e keqja jane prezent ne jeten tone por ne dime te zgjedhim dhe duhet te behemi bllok kunder asgjese qe shperdoron vetem per te fituar apo per tu dukur ndryshe Jam absolutisht kunder atij posteri apo filmi