Macron: “Ukraina Mund të Bjerë Shumë Shpejt!”

/

Kjo është edhe frika e Macron, që Ukraina mund të bjerë shumë shpejt.

Ai foli për nevojën e mbështetjes ushtarake në mënyrë që “linjat dhe frontet ukrainase të mos prishen”. Presidenti francez Macron me frikë, shprehu besimin e tij se rënia e Ukrainës është e afërt, siç raporton edicioni europian i ‘Politico’, duke cituar burime.

Sipas gazetës, të mërkurën Macron ka zhvilluar një aktivitet politik në Pallatin Elysee, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.

“Ukraina mund të bjerë shumë shpejt”, tha Macron gjatë aktivitetit në një diskutim privat, tha një pjesëmarrës në tubim për ‘Politico’.

Në këtë kontekst, Macron theksoi rëndësinë e sigurimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, sepse siç theksoi presidenti francez, nëse linjat fhe frontet e ukrainasve prishen, atëherë kolapsi i Ukrainës mund të ndodhë në çdo kohë.

Në fakt, llogaria e njohur e Visegrad24 së bashku me deklaratën, ka postuar një video nga PP e 1rë dhe shprehjen se: “frontet po qëndrojnë për një kohë të gjatë, derisa të ndodhë thyerja e papritur”.

Deklarata vjen pas një propozimi britanik ku NATO duhet të krijojë një zonë të sigurtë në Kiev, për të liruar ushtarët ukrainas, për të shkuar në vijën e frontit sepse rusët po planifikojnë diçka të madhe sipas revistës “National Defense”.

“Duke përdorur faktorin e rritjes së lëvizshmërisë, Mbretëria e Bashkuar propozon të përgatisë forca të mëdha, shumë fleksibël të NATO-s nga zonat kufitare të Rumanisë dhe Polonisë për të hyrë në Ukrainë deri në maj 2024, në mënyrë që të krijohet një zonë tampon brenda vendeve të pushtuara, duke përfshirë kufirin me Bjellorusinë.

Sipas Britanisë, forcat e çliruara të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të dërgohen në zonën e përplasjes, gjë që do të minojë aftësitë sulmuese të Rusisë dhe do ta detyrojë atë të negociojë”, raporton revista “National Defense”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Sulm i Rëndë Rus në Kiev me Raketa Hipersonike

Next Story

Rusia i "Shpall Luftë" Greqisë

Latest from Info