Sulm i Rëndë Rus në Kiev me Raketa Hipersonike

/

Rusët nisin sulm të rëndë në Kiev me raketa Kh-101, Kalibr dhe hipersonike Kinzhal.

Rusët po rrafshojnë infrastrukturën energjetike dhe instalimet ushtarake.

Raketat lëshohen nga avionët luftarakë Mig-31, nga bombarduesit strategjikë Tu-95 MS (të paktën 10) dhe nga anijet e flotës ruse të Detit të Zi.

Infrastruktura energjetike dhe instalimet ushtarake janë vënë në shënjestër.

“Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan herët në mëngjes në qendër të Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, pas një alarmi për një sulm nga forcat e armatosura ruse me raketa dhe drone”, raporton një gazetar i AFP.

Gazetari raportoi se kishte dëgjuar rreth dhjetë shpërthime nga ora 04:00 (ora lokale në Shqipëri) e tutje, si dhe zjarri i mbrojtjes ajrore ukrainase.

Sipas mediave ukrainase, disa banorë janë strehuar në hekurudhën e nëndheshme.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, raportoi përmes Telegramit se “mbeturinat e raketave” ranë në lagje të qytetit, veçanërisht në ndërtesa banimi dhe godina të tjera.

Bëhet fjalë për bombardimin më të madh të kryeqytetit ukrainas nga fundi i janarit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rothschild Perandoria Globale

Next Story

Macron: "Ukraina Mund të Bjerë Shumë Shpejt!"

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është