Videot që “tradhtojnë” zv.Ministren e Jashtme amerikane.
Rusët “fotografojnë” SHBA-në dhe Ukrainën si autorë fizikë të sulmit terrorist në Moskë, që deri tani u ka marrë jetën 143 personave dhe kujtojnë fjalët “profetike” të Victoria Nuland, se çfarë kishte thënë gjatë vizitës së saj në Kiev.
Specifikisht, zv.Sekretarja Amerikane e Shtetit për Punët e Jashtme, e cila jep dorëheqjen në fund të muajit mars, ka thënë tekstualisht se “me këto fonde (sapo të jetë dhënë ndihma e fundit financiare amerikane, sepse ende nuk është dhënë) Ukraina do të mund të luftojë në Lindje dhe të vazhdojë luftën asimetrike, të cilën e ka dëshmuar efektive në fushën e betejës”.
Ajo madje shtoi se “me këtë ndihmë financiare shtesë, Vladimir Putin do të përballet me disa surpriza shumë të pakëndshme”.
“Profecitë” e Nuland u bënë më 22 shkurt 2024, ekzaktësisht 1 muaj përpara sulmit terrorist.
Shtrohet pyetja: çfarë donte të thoshte zv.Sekretarja Amerikane e Shtetit për Punët e Jashtme kur tha se “ukrainasit do të mund të vazhdojnë luftën asimetrike që është kaq efektive”? Pasi, terrorizmi është gjithashtu një luftë asimetrike.
Kujtojmë se Victoria Nuland jep dorëheqjen në fund të muajit nga pozicioni i saj në Departamentin e Shtetit, teksa burime amerikane thonë se një hetim nga FBI dhe Zyra e Hetimeve Speciale është i pashmangshëm dhe se ajo përballet me akuzën sesi dhe ku u shpenzuan 10.5 miliardë dollarë në rebelimin dhe kryengritjen famëkeqe që ajo organizoi në “Sheshi Maidan”, në Kiev, në vitin 2014 dhe që çoi në përmbysjen e presidentit legjitim të atëhershëm të vendit Viktor Janukoviç, ndërsa opinioni publik është informuar se në Ukrainë atëherë janë shpenzuar 5 miliardë dollarë.
Gjithashtu Nuland do të thirret të japë shpjegime edhe për atë sesi u shpenzuan 120 miliardë dollarëve për “zëra të hapura” dhe pothuajse e njëjta shumë për zërat sekretë të buxhetit të CIA-s dhe Pentagonit, deri në vitin 2018.