Autoritetet kanë ndaluar trafikun në autostradë.
Të gjithë pyesin veten se çfarë po ndodh me çështjet e sigurisë.
Një anije e madhe tregtie goditi një urë mbi lumin Arkansas në Oklahoma, duke mbyllur përkohësisht një autostradë të madhe aty pranë, tha patrulla e autostradës, duke i lënë të gjithë me pyetjen: çfarë po ndodh me çështjet e sigurisë së vendit?
Sipas autoriteteve lokale në Oklahoma, anije transporti tregtar, për arsye ende të paqarta, u përplas në urën pranë Kerr Lock & Dam të shtunën pasdite.
Autoritetet mbyllën autostradën amerikane 59 Jug, rreth orës 13:25 (ora lokale).
Ky incident vjen vetëm pak orë pas shembjes së urës në portin e Baltimores, në një nga portet më të ngarkuara në botë!