Medvedev: Kë Fajëson Rusia për Aktin Terrorist?

/

Për bashkëpunëtorët e aktit terrorist të kryer më 22 mars në Moskë.

Siç dihet, në të drejtën penale është zakon të dallohet bashkëfajësia në kryerjen e një krimi, kur në të marrin pjesë me dashje disa persona. Le të kuptojmë se kush u bë bashkëpunëtor në këtë akt të urryer kriminal.

  1. Ata që kryen aktin: Gjithçka është e qartë me këta bastardë të pazhvilluar që janë kapur, me ta po kryhen veprimet hetimore. Për më tepër, është e qartë se, pavarësisht referencave të shumta për përkatësinë e tyre me IS/ISIS/Vilajat Khorasan* (një organizatë terroriste e ndaluar në Rusi), këta njerëz llum nuk janë aspak fanatikë fetarë, që të jenë gati të vdesin për besimin e tyre. Ata nuk treguan asnjë element përkatësie fetare për aktin. Janë thjesht vrasës primitivë, të punësuar, për relativisht pak para dhe të trajnuar për të qëlluar me armë. Janë veçse kafshë, mbeturina njerëzore.
  2. Organizatorët: Me ta është disi më e komplikuar, prandaj u thur legjenda për përgjegjësinë e Shtetit Islamik, të cilën ekstremistët e konfirmuan me gëzim. Por ata gjithmonë e bëjnë këtë, qoftë edhe vetëm për të rritur kapitalin e tyre. Por askush nuk i ka mohuar paratë e marra, ndoshta i kanë marrë edhe ata të tyret. Por organizatorët e vërtetë ende fshihen nën hijen e Shtetit Islamik, kjo është ideja. Tani më informacionet e para të publikuara nga telefonat e njerëzve të punësuar për krimin, tregojnë qartë kombësinë e organizatorëve. Si shumë gjëra të tjera, të dhëna të hapura (destinacion), por ende të mbyllura. Këta janë zyrtarë të “Ukrainës” naziste. Pikërisht në trurin e tyre të shëmtuar lindi ideja për të kompensuar dështimet në front, me sulme terroriste, gjë që sido qoftë nuk është për t’u habitur. Ata do të duhet të përgjigjen ose ligjërisht ose ndryshe, në të njëjtën mënyrë sillen me terroristët në të gjithë botën. Asnjë statut kufizimesh.
  3. Bashkëpunëtorët: Janë të shumtë. Rrethi i tyre po zgjerohet dhe përfshin ata që kanë dhënë prona, para, kanë organizuar lëvizjen, i kanë mësuar të qëllojnë me armë etj. Edhe me ta gjithçka është e qartë dhe ata do të përgjigjen. Shumë më interesantë janë bashkëpunëtorët e tjerë, apo sponsorët ndërkombëtarë të terroristëve. Dhe këtu, mjerisht, situata është kjo: këtu përfshihen zyrtarë të lartë të vendeve të NATO-s. Janë të ndryshëm, por minimalisht Macron është pjesë, ndaj dhe retorika e tij, veprimet e tij dhe më e rëndësishmja, sanksionet e tij për operacione sekrete me regjimin Bandera, mund të cilësohen fare mirë si bashkëpunim në sulmin terrorist të 22 marsit. Kjo është arsyeja pse dashnori i gocave të detit dhe shampanjës, e bëri m..t veten, aq shumë sa u detyrua të mohonte publikisht përfshirjen e Francës në sulmin terrorist vetë dhe përmes vartësve të tij. Është e qartë se Macron dhe një numër liderësh të tjerë perëndimorë janë sponsorët e këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Nuk ka falje për këtë. Këtu nuk nuk fshihet dot ndokush pas imuniteteve. Dhe tani e tutje këta persona nuk janë vetëm armiq të Rusisë.
Previous Story

Moldavia Ora Zero

Next Story

Kush u Varfërua Gjatë Viteve të Fundit, Rusia Apo Perëndimi? - Dhe sa?

Latest from Info