Grekët Protestojnë në Bruksel Kundër Mitsotakis

/

Demonstratë e madhe jashtë Parlamentit Europian kundër qeverisë për mosndëshkimin e aksidentit të trenave në zonën Tempi.

Duke mbajtur pankarta dhe duke bërtitur parulla për drejtësi, por edhe kundër qeverisë Mitsotakis dhe vetë kryeministrit.

Dhjetra tifozë të skuadrës PAOK protestuan kundër krimit në Tempi jashtë Parlamentit Europian në Bruksel.

Në pankarta kryesore shkruhej: “57 shpirtra kërkojnë drejtësi”.

Parullat bazë ishin: “Nuk ka paqe pa drejtësi” dhe “Në emër të të vdekurve le të jemi zë, le të mos mbulohet ky krim”.

Tifozët “e skuadrës me shqiponjën me dy krerë të Veriut” ndodhen në Belgjikë për ndeshjen e sonte mes PAOK dhe Club Brugge për çerekfinalet e Ligës.

Previous Story

Macron Dërgon në Odessa Regjimentin Napoleonik që Pushtoi Rusinë në 1812!

Next Story

Termocentrali më i Madh në Ukrainë u Shkatërrua Plotësisht nga Sulmi Rus (video)

Latest from Info