4 Himne Kombëtare që Nuk Kanë Tekst

/

Cilat vende nuk përfshijnë fjalë në himnin e tyre kombëtar?

Himni kombëtar i një vendi luan një rol të rëndësishëm, si brenda kufijve të një vendi, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Ashtu si flamuri i tij zyrtar, himni i një vendi ka për qëllim të përfaqësojë dhe pasqyrojë krenarinë e një kombi si dhe identitetin e tij.

Kjo ndjenjë e krenarisë kombëtare shtrihet në nderim të arritjeve të popullit të atij kombi, si dhe në nderim të kulturës, traditave dhe historisë unike të kombit të tij.

Himnet zakonisht luhen në ngjarje të tilla si: ngjarje sportive, takime zyrtare diplomatike tj.. Por mbi të gjitha, emocionin e himnit e mbartim kur fituesi i medaljes së artë në Lojëra Olimpike, apo kampionate të çdo lloji, qëndron përpara flamurit të kombit të ngrihet në shtizë dhe himnit që shoqëron ceremoninë e fitores, në nder të shtetit përkatës.

Cilat vende pra, kanë himn kombëtar pa tekst?

Megjithëse shumica dërrmuese e kombeve anembanë botës kanë himne kombëtare me tekste, Marcha Real e Spanjës është një përjashtim për faktin se nuk përmban fjalë.

Vende të tjera që aktualisht kanë himne pa tekst janë: Bosnja dhe Hercegovina, San Marino dhe Kosova.

Previous Story

Qyteti që e Mbajti të Fshehtë Strehimin e tij Bërthamor për Tre Dekada

Next Story

SHBA Rrit Epërsinë në Ukrainë

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është