Putin Paralajmëron Gjermaninë: “Mos Harroni se Kush e Mori Berlinin!”

/

“Kush e mori Berlinin? Cilët ishin vallë, ishin amerikanët, britanikët apo ndoshta francezët? Ushtria e Kuqe e mori”, tha Presidenti rus, Vladimir Putin, që i ka sjellë kujtime të ashpër dhe të hidhura Gjermanisë, gjatë një interviste për kanalin Rusia 24, si përgjigje për pyetjen e një gazetari, lidhur me acarimin e marrëdhënieve mes Federatës Ruse dhe shtetit gjerman.

Putin i la një mesazh të qartë Berlinit me këtë përgjigje, duke iu referuar rritjes së madhe të ndihmës gjermane për Ukrainën kohët e fundit.

Këto deklarata vijnë në vazhdën e arrestimit të 2 shtetasve rusë, të akuzuar për spiunazh në tokën gjermane.

Ambasada ruse në Berlin e cilëson si “provokim flagrant” marshimin protestues që iu bë ambasadorit rus Sergei Netzaev, pas arrestimit të dy ruso-gjermanëve të dyshuar për spiunazh.

“Veprimet jo miqësore ndaj Rusisë nuk do të mbeten pa përgjigje”, paralajmëroi ambasada ruse në Berlin.

Më 18 prill 2024, Netshaev u informua për protestën dhe për arrestimin e dy shtetasve gjermanë në Bavari, të akuzuar për spiunazh, për anëtarësim në “organizatën terroriste të Republikës Popullore të Donetskut” dhe “përgatitje të sulmeve ndaj objekteve ushtarake gjermane”.

Ambasada thotë se nuk është paraqitur asnjë provë dhe e konsideron historinë një provokim për të forcuar “spiunazhin”, rusofobinë dhe shkatërrimin e marrëdhënieve gjermano-ruse, si dhe një justifikim për militarizimin dhe dërgimin e armëve në Ukrainë.

Përveç kësaj, ai hedh poshtë akuzat se inteligjenca ruse ishte e përfshirë në planet për të sulmuar instalimet ushtarake gjermane.

Në të njëjtën deklaratë theksohet gjithashtu se, pala ruse shprehet se veprimet dhe deklaratat e gjermanëve konsiderohen si “përpjekje të maskuara keq, për të shkërngulur vëmendjen e shoqërisë gjermane nga skandali rreth rrjedhjes së bisedës, mes përfaqësuesve të lartë të Bundeswehr-it, lidhur me sulme të mundshme në infrastrukturën jo ushtarake në Rusi”.

Shikoni këtu videon përkatëse nga një postim në “X”

Previous Story

Skena e Frikshme me Qiellin e Verdhë & Portokalli në Greqi

Next Story

Çfarë Thotë Elon Musk për Presidentin Putin? (video)

Latest from Info