Zemërimi nga Ankaraja për Postimin e Ministrit të Jashtëm Izraelit: “Do Ju Çojmë Përpara Drejtësisë”!

/

“Post qesharak pa asnjë seriozitet.”

Përgjigja e Turqisë ndaj postit të Ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, ku ai shfaq presidentin turk duke fjetur dhe ëndërruar për ringritjen e Perandorisë Osmane, ishte e ashpër.

Në përgjigjen e saj Ministria e Punëve të Jashtme turke thotë:

“Postimi i Ministrit të Jashtëm izraelit në rrjetet sociale që synon presidentin Erdogan është një deklaratë qesharake që nuk ka asnjë seriozitet.

Synimi i presidentit Erdogan, i cili i shprehu faktet me gjithë realizmin e tyre, është një tregues i gjendjes shpirtërore të qeverisë izraelite.

Të gjithë anëtarët e qeverisë izraelite do të sillen para drejtësisë.

Turqia do të vazhdojë të flasë me guxim dhe me zë të lartë kundër shtypjes që ushtron Izraeli ndaj popullit palestinez”.

Previous Story

Kiev: Pritet Një Sulm i Madh Rus - "Ata po Godasin Rrjetin Tonë Hekurudhor"

Next Story

Elon Musk Rrafshon "Klimatistët" me Humor për Atë që Janë në të Vërtetë

Latest from Info