Është një nga vendet më të rrezikshme në planet.
“Mos prek asnjë nga bimët, as mos u mbaj erë atyre. Ka bimë këtu që mund të të vrasin.”
Një nga vendet më të rrezikshme në planet ndodhet në veri të Anglisë, konkretisht në Kështjellën Alnwick.
Më në detaje, “Poison Garden” u hap për publikun në vitin 2005 dhe është ende i papërfunduar pasi kostoja e zhvillimit dhe mirëmbajtjes së tij shkon në disa milionë paund.
Pas dyerve të zeza, ky kopsht i kujdesshëm mban rreth 100 bimë ‘vrasëse’ legjendare.
Të ecësh nëpër një kopsht plot me bimë që mund të të vrasin nuk është saktësisht një përvojë paqësore, por shenjat paralajmëruese që dallojnë, që nga hyrja, nuk kanë arritur t’i mbajnë njerëzit larg, përkundrazi, ata u afrohen bimëve edhe më shumë.
Udhërrëfyesit shpjegojnë vetitë e tyre vdekjeprurëse, ndërkohë që i mbajnë fëmijët e vegjël dhe kureshtarë larg bimëve, duke i paralajmëruar: “Mos prekni asnjërën prej bimëve, as mos u mbani erë atyre. Këtu ka bimë që mund t’ju vrasin”.
Që kur kopshti u hap në vitin 2005, vizitorë nga e gjithë bota e kanë vizituar Kopshtin “Poison Garden” për të mësuar më shumë rreth natyrës, historisë dhe vdekshmërisë që shkaktojnë bimët.
Megjithatë, disa nuk ndjekin rregullat, nuk është e pazakontë që disa prej vizitorëve të vjedhin gjethe nga bimët për t’i marrë me vete, madje ka pasur raste të vizitorëve që i ka zënë gjumi në timon gjatë kthimit, duke iu nënshtruar ndikimit të tymit toksik të gjetheve!