Programohet Vizitë e Mitsotakis në Himarë në Fund të Majit 2024

/

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis programon vizitë në Himarë, në fund të muajit maj.

Vizita do të jetë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e Parlamentit Europian, si kryeministër i Greqisë dhe si kryetar i partisë ‘Nea Dimokratia’.

Partia Nea Dimokratia ka në listën e saj dy kandidatë për eurodeputetë, dy himariotë, fituesin tre herë të Lojrave Olimpike në peshngritje z.Pirro Dima dhe kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, sot në burg me akuzën e blerjes së votës, z.Fredi Beleri.

Vizita e Mitsotakis në Himarë padyshim që do të duhet të mirëpritet nga qeveria shqiptare, si dhe të merren të gjitha masat që parashikon protokolli kur një kryeministër i një vendi tjetër viziton shtetin, qoftë edhe privatisht.

Nëse Rama provokoi më 12 maj 2024 grekët, nga Athina, do të presë përgjigje me të njëjtën monedhë.

Mendoni sikur të flasë Kryeministri Grek për territore greke brenda Shqipërisë dhe Grekë që po u rrëmbehet prona në Himarë dhe gjetiu?

Për t’u parë! Por, logjikisht kjo do të ndodhë!

Le të shpresojmë që Greqia nuk do të vendosë me Shqipërinë sistemin e VISA-ve dhe nuk do të ndërmarrë masa të tjera kundër shqiptarëve, që në fund të fundit mbajnë të gjithë përgjegjësinë e akteve të kryeministrit të tyre, por që në rastin konkret të vizitës të 12 majit në Athinë, të Ramës, shumica e shqiptarëve të disporës në Greqi janë distancuar, por edhe shumica e shqiptarëve në Shqipëri.

Me fqinjët shqiptarët kanë nevojë për marrëdhënie jo thjesht të mira, por vëllazërore.

Nëse hapim çështje etnish dhe territoresh, nuk di se kush mund t’i dalë për zot këtyre çmendurive që i vënë sërish zjarrin Ballkanit.

Previous Story

Kohët më Diabolike pas Krishtit, Janë Këto!

Next Story

Luftë Tregtare SHBA-Kinë: Biden Njoftoi Tarifa të Rënda Importi për të Gjitha Produktet e Importuara nga Kina

Latest from Info